LAJMI I FUNDIT:

Mbështetja për Dua Lipën dhe kërkesa për njohjen e hartës, para TKK-së në Prishtinë vendoset instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news”

Instalacioni "Kosovo on Apple Maps, fight fake news" para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ka tash e sa ditë që kërkesa për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple është kthyer në një ndër çështjet mediatike në vend.

Peticioni i cili ka mbledhur nënshkrimet online të mijëra shqiptarëve është mbështetur edhe nga yjet me famë botërore si: Rita Ora dhe Dua Lipa.

Dy artistet me renome ndërkombëtare kanë drejtuar kundrejt kompanisë Apple publikisht po të njëjtën kërkesë, dhe për këtë ato kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre në rrjetet sociale, ku ndiqen nga miliona përdorues.


Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mirëpo kërkesa e Dua Lipës nuk është pritur aq mirë dhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova vet pak ditë më parë bëri një reagim në rrjetet sociale, duke shpjeguar se nuk deshi të nxisë urrejtje, por se thjeshtë ndjehet krenare për origjinën e saj, ani pse rrjetet e saj sociale bombardohen nga komentet kur ajo poston diçka për Kosovën.

Pas reagimeve të shumta, shpjegohet Dua Lipa: Nuk desha të nxis urrejtjen
Lexo po ashtu Pas reagimeve të shumta, shpjegohet Dua Lipa: Nuk desha të nxis urrejtjen

Mu për këtë arsye, të premten në Sheshin e Prishtinës, përkatësisht para Teatrit Kombëtar të Kosovës janë vendosur disa instalacione artistike, nën titullin “Kosovo on Apple Maps, fight fake news (Kosova në hartat e Apple, luftojmë lajmet e rreme)”.

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pjesë e intalacioneve ishin edhe disa nga shkrimet e mediave serbe me gjuhë të urrejtjes ndaj artistes Dua Lipa, të cilat në instalacione etiketohen si “lajme të rrejshme (fake news)”, ngase ato nuk paraqesin të vërtetën.

Një instalacion tjetër kishte të printuar një imazh gjigant të këngëtares shqiptare me famë botërore, ku shkruante “Mbështeteni Duan”.

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këto instalacione janë realizuar nga komiteti artistik vendor, me qëllim vazhdimin e përkrahjes dhe sensibilizimit të futjes së Kosovës në hartën e Apple, dhe njëkohësisht ndalimin e lajmeve të rreme dhe propagandës armiqësore. /Telegrafi/

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kim Kardashian zbulon se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë

Kim Kardashian zbulon se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

Magazina
Kalo në kategori