LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri uron koalicionin PDK-LDK në Mitrovicë: Më bindët që të rikandidoj për kryetar, mezi pres t’ua tregoj vendin

Bahtiri uron koalicionin PDK-LDK në Mitrovicë: Më bindët që të rikandidoj për kryetar, mezi pres t’ua tregoj vendin

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur koalicion në këtë komunë.

Bahtiri ka thënë se ai e kishte shqyrtuar mundësinë që të tërhiqet nga politika, por që ky koalicion e ka bindur se ai duhet të rikandidojë për kryetar, transmeton Telegrafi.

“Urime koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë. Edhe pse e kam shqyrtuar gjatë mundësinë e tërheqjes nga politika për t’u kthyer te familja në Holandë, pazaret dhe intrigat e PDK-së dhe marionetës së saj, LDK-së, më kanë bindur se duhet të rikandidohem për kryetar për mos t’i lënë këto dy parti mashtruese dhe zhvatëse të kthehen në krye të komunës sikur para 2013-së.


Mezi pres vitin e ardhshëm të ju shoh në fushatë dorë për dorë, por së bashku me qytetarët e m’i do t’ua tregoj vendin sikur herën e kaluar”,ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Tutje në shkrimin e bërë Bahtiri ka thënë se askush nuk mund ta ndryshoj vizionin e tij për të qeverisur me duar të pastra.

“Fjalimet e juaja të sinkronizuara dhe votimet e juaja të përbashkta për t’i kapur 4 ndërmarrjet publike komunale dje në seancën e Kuvendit Komunal, e dëshmojnë më së miri lidhjen e koalicionit mes grupeve tuaja parlamentare.  Pavarësisht kësaj, mos të mendon dikush se mund ta pengoj e ndryshoj vizionin tim për të qeverisur me duar të pastra”, përfundon shkrimi i tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori