LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shtipit paralajmëron valën e tretë të coronavirusit

Qyteti i Shtipit paralajmëron valën e tretë të coronavirusit

Komuna e Shtipit paralajmëroi për valën e tretë të coronavirusit.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Blagoj Borçvarski sot alarmoi për rritjen e numrit të të infektuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Repartin infektiv ka 50 të identifikuar, ndërsa në vetizolim ndodhen rreth 600 banorë të shtipit.


Kreu i komunës thotë se virusi nuk është vetëm te fabrikat e tekstilit por edhe në sektorë të tjerë.

“Edhe pse Komuna e Shtipit nuk merr vendim për karantinë apo orë policore, duhet ta them qëndrimin tim se jam optimist dhe besoj se do t’ia dalim me këtë valë, pa u mbyllur pjesërisht apo plotësisht qyteti. ne duhet të bëjmë gjithçka dhe të mos lejojmë të ketë rritje të infektuarve”, tha mes tjerash Boçvarksi.

Ai paralajmëroi kontrolle të përforcuara nga të gjithë institucionet dhe ju bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat.