LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Hyseni do të ketë rol administrativ në dialog

Analistët: Hyseni do të ketë rol administrativ në dialog

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar koordinator për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hysenin, i cili sipas analistëve do të ketë një rol më shumë administrativ, të koordinimit të këtij procesi dhe do të ketë përgjegjësinë e bërjes së një kornize të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.

Megjithëse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se “Z. Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike”, sipas analistëve e drejta ekskluzive për të përfaqësuar Kosovën në dialog me Serbinë i takon vetëm kryeministrit të Kosovës.


Thaçi: Hyseni ka mandat për të negociuar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë
Lexo po ashtu Thaçi: Hyseni ka mandat për të negociuar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka thënë për Telegrafin se Qeveria do të duhej që ta sqaronte rolin e saktë dhe kompetencat që ka koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni i cili është emëruar së fundmi nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Demhasaj tha se duke qenë se kryueministi e ka emëruar koordinatorin, ai duhet të ketë mandat për të bërë një draft-marrëveshje, por që sipas tij gjithsesi do të ketë nevojë që në fund nënshkrimi të vendoset nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

“Mendoj se Qeveria duhet të sqaroj rolin e saktë edhe të qartë, edhe deri ku ka kompetenca në procesin e dialogut dhe pastaj ku i mbetet kryeministrit. Unë personalisht mendoj se zotëri Hyseni mund të ketë kompetenca për me dialogu edhe me kornizu një marrëveshje, me përafru apo me bë një draft-marrëveshje, por prapë se prapë unë mendoj se ajo marrëveshje duhet edhe njëherë të diskutohet dhe të nënshkruhet nga dy përfaqësuesit më të lartë të dy vendeve Kosovës, e Serbisë që në këtë rast janë për Kosovën, kryeministri dhe për Serbinë Presidenti”, tha Demhasaj.

Demhasaj megjithatë tha se koordinatori ka mandat për të negociuar me Serbinë, ose të paktën deri në një periudhë të caktuar, pra për të bërë kornizën e mrrëveshjes përfundimtare.

“Fakti që ai është caktuar nga kryeministri si koordinator i dialogut normalisht që mendoj se ka mandat për me negociuar me Serbinë. Madje edhe kryeministri Hoti ka thënë se ka mandat për me koornizu ose me bo një draft fillestar të një marrëveshjeje, por prapë se prapë mendoj se ajo marrëveshje për me u konsideruar si të themi edhe valide, edhe me pas fuqi politike, ka me pas nevojë që në atë marrëveshje me u vendos nënshkrimi i kryeministrit, kjo për shkak se edhe Gjykata Kushtetuese në vendim e saj për ekipin negociator të formuar në Qeverinë Haradinaj pati tregu që kompetenca e dialogut është kompetencë e kryeministrit kështu që patjetër kryeministri duhet të jetë pjesë aktive e negociatave. Derisa ai e ka deleguar zotëri Hysenin si koordinator, unë mendoj se edhe kontributi i tij është valid në aspektin e arritjes së marrëveshjes ose kornizimit të marrëveshjes finale”, tha Demhasaj për Telegrafin.

Eugen Cakolli nga KDI tha se roli i koordinatorit të emëruar nga kryeministri, Avdullah Hoti pritet të jetë më shumë administrativ dhe se nuk ka të drejtë të negocioj në emër të Kosovës.

Cakolli tha se përgjegjësia e tij do të jetë që përgatisë drafte e dokumente të caktuar, por se përgjegjësia e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është ekskluzive e kryeministrit të vendit.

“Koordinatori shtetëror për dialog, nuk ka të drejtën të negocioj në emër të Republikës së Kosovës, por i njëjti është vetëm person kontakti, apo ka një rol koordinues në emër të kryeministrit me të gjitha palët tjera që janë të përfshira në procesin e dialogut. Koordinatori shtetëror do të ketë të drejtën e kthimit edhe të ekspertëve nga institucionet përgjegjëse, për të dhënë kontribut në procesin e dialogut. Kurse, i njëjti besoj se do të jetë, edhe pse parashihet të ketë rol administrativ dhe është i emëruar nga radhët e partisë së zotëri Hotit, që me patjetër do të ketë edhe implikime politike, por që  i njëjti do të duhej të përgatis drafte apo dokumente të caktuar, ndërsa përgjegjësia do të jetë ekskluzive e kryeministrit. Për këtë kemi edhe një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, që kryeministri është hierarkia institucionale e vetme që ka të drejtë të angazhohet në proces për marrëveshje ndërkombëtare, gjithmonë në përputhje edhe me Kushtetutën që përcaktojnë rolin e Presidentit në këtë proces. Personi i emëruar do të duhej të kishte rol kryesisht teknik, administrativ dhe koordinues”, tha Cakolli.

Ai shtoi se “një rol i tillë ka rëndësi të madhe meqë zakonisht është puna teknike ajo e cila i paraprinë se si do të jetë natyra e dialogut i cili do të zhvillohet, siç mendohet se do të nis në shtator”.

“Që nga prezantimi i kryeministrit Hoti për platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, ka qenë e pritur që do të emërohet edhe koordinatori për dialogun. Sipas asaj që ka thënë kryeministri Hoti do të jetë një pozitë administrative, meqë roli i koordinatorit shtetëror për dialog, do të ketë përgjegjësi vetëm për udhëheqjen e këshillit të ekspertëve për dialog me Serbinë, grup ky i cili është paraparë të krijohet për këtë dialog. Ky këshill do të funksionoj brenda zyrës së kryeministrit Hoti, pra do të jetë drejtpërdrejtë nën përgjegjësinë e tij dhe si këshill ad-hoc do të shërbej vetëm për dhënien e ekspertizave dhe të ngjashme të cilat do të udhëhiqen nga koordinatori, që me sa kujtoj do të jetë edhe këshilltari i kryeministrit për çështjet lidhur me dialogun”, tha Cakolli për Telegrafin.

Sidoqoftë, sipas Cakollit praktikat e deritanishme na tregojnë se proceset e dialogut, sidomos ato që janë zhvilluar për tema më teknike, janë udhëhequr për zyrtarë të niveleve më të ulëta se kryeministri apo nga zyrtarë të deleguar për çështjen e dialogut, siç ka qenë më parë edhe zonja Edita Tahiri, apo edhe ambasadori Avni Arifi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar Skënder Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog.

Skënder Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog
Lexo po ashtu Skënder Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Koordinatori për dialogun, pritet të udhëheqë Këshillin e Ekspertëve pranë Zyrës së Kryeministrit, i cili u formua në fillim të korrikut, do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori