LAJMI I FUNDIT:

Gjuajte me armë në Qyshk të Pejës, një i arrestuar

Gjuajte me armë në Qyshk të Pejës, një i arrestuar
Foto: Arkiv/Ilustrim

Gjuajtje me armë kanë ndodhur sonte në mbrëmje në fshatin Qyshk të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Veton Elshani, i cili tha e nuk dihen shkaqet e të shtënave.


“Policia Rajonale e Pejës, njësitet speciale të saj, kanë arrestuar një person rreth kësaj ngjarjeje”, ka Elshani deklaruar për ‘RADIO 1’.
Sipas Elshanit, deri në këtë moment nuk ka informacione shtesë.

“Një person të arrestuar sapo na e kanë sjellur në stacion. Tash i kuptojmë hollësitë. Kemi reaguar në kohë. Më vonë ju ndajmë informacionin”,shtoi Elshani. /RADIO1/