LAJMI I FUNDIT:

Suedia “vatër e coronavirusit”, holandezët që vizitojnë këtë vend duhet të vetizolohen për 14 ditë pas rikthimit

Suedia “vatër e coronavirusit”, holandezët që vizitojnë këtë vend duhet të vetizolohen për 14 ditë pas rikthimit

Që nga sot, Suedia është në listën e vendeve që konsideron si vatër e përhapjes së COVID-19.

Suedia ka pasur numër të shtuar të personave që janë infektuar me coronavirus dhe kjo ka qenë arsyeja se pse shteti holandez ka vendosur ta fusë në listen e atyre vendeve, ku qytetarët duhet të izolohen për 14 ditë, pas rikthimit nga shteti suedez.


“Shkaku i situatës epidemiologjike në Suedi, nëse akoma vendosni të udhëtoni atje, rekomandohet fuqimisht që të shkoni në izolim prej 14 ditësh menjëherë pas kthimit në Holandë”, thuhet në ueb-faqen e qeverisë së Holandës, transmeton Telegrafi.

Autoritetet shëndetësore në Suedi thonë se njerëzit mund të jenë imun vetëm gjashtë muaj pas shërimit nga coronavirusi
Lexo po ashtu Autoritetet shëndetësore në Suedi thonë se njerëzit mund të jenë imun vetëm gjashtë muaj pas shërimit nga coronavirusi

“Aktualisht, shkalla e infeksionit të coronavirusit është rritur në Suedi. Prandaj, vendi nga ngjyra e verdhë është vendosur në listën e portokalltë të vendeve”, tha qeveria e Holandës, duke theksuar se udhëtimin për në Suedi mund ta realizoni vetëm nëse është e nevojshme.

Gjithashtu edhe Kroacia, Bullgaria dhe Rumania konsiderohen vende të rrezikshme për përhapjen e virusit.

Një spital në New York kushtoi 52 milionë dollarë, por trajtoi vetëm 79 pacientë me coronavirus
Lexo po ashtu Një spital në New York kushtoi 52 milionë dollarë, por trajtoi vetëm 79 pacientë me coronavirus

Suedia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, ku deri më tani ka 78166 persona të infektuar dhe 5646 të vdekur.

Ndryshe, qeveria holandeze gjithashtu ka paralajmëruar qytetarët e vetë se situata me çdo vend mund të ndryshojë papritur dhe se rekomandohet që pushimet t’i kalojnë në vendin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori