LAJMI I FUNDIT:

I riu ndërron jetë pasi policët i mbajtën gjurin në shpinë derisa po e arrestonin, autoritetet belge hetojnë rastin

I riu ndërron jetë pasi policët i mbajtën gjurin në shpinë derisa po e arrestonin, autoritetet belge hetojnë rastin

Autoritetet në Belgjikë janë duke hetuar vdekjen e një të riu, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shihet se si një polic i mban gjurin në shpinë derisa ai qëndron i shtrirë, shkruan BBC.

Policia belge ka njoftuar se 29-vjeçari me prejardhje nga Algjeria është arrestuar gjatë të ditës para një kafiteri në Antwerp, pasi siç thonë kishte tentuar të sulmojë disa persona, transmeton  Telegrafi.


Ai ka ndërruar jetë në spital, disa orë pasi ishte arrestuar nga policia. E vdekja e tij ka bërë që qytetarët e këtij vendi të tërheqin paralele me rastin e afro-amerikanit George Floyd, i cili ndërroi jetë në maj të këtij viti në qytetin amerikan Minneapolis, kur një polic i mbajti gjurin në qafë derisa po tentonte ta arrestonte.

Zëdhënësi i policisë ka deklaruar për AFP se policët janë thirrur në vendin e ngjarjes pas një mashkull tentoi të sulmojë disa persona, duke shtuar se ai ishte lënduar dhe se dukej se ishte nën ndikim të alkoolit.

Gjithashtu në polici kanë bërë të ditur se nuk do të komentojnë videon derisa gjykata të merr verdiktin. E mediat lokale raportojnë se i ndjeri njihej si Akram, e qytetarët në Belgjikë po kërkojnë drejtësi për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori