LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët masivisht mësyjnë bregdetin shqiptar

Kosovarët masivisht mësyjnë bregdetin shqiptar

Pika kufitare e Morinit u ngarkua qe në orët e para të mëngjesit. Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve për Kosovarët është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug…


“Po iki në Shqipëri për pushime, në Shëngjin. Do zbatojmë masat për COVID-in dhe kam marë maskat”, shprehet një qytetar i Kosovës.

“Jam nisur për në Shqipëri për të kalur një pushim një javor. Kam marë maskat dhe dezinfektues”, deklaron një tjetër pushues.

“Po udhëtoj nga Peja dhe po shkoj për të pushuar e për të harruar pandeminë. Po iki për t’u relaksuar pasi më pëlqen bregdeti shqiptar”, thotë një tjetër pushes.

“Jam nisur për në Shëngjin. Do rrimë për fundjavë dhe më pas do kthehemi në Kosovë. Unë se besoj koronavirusin”, deklaron një tjetër.

Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë. Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve. /TvReport/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori