Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli ka folur për situatën pandemike në Kosovë, e cila tha se Qeveria aktuale e Kosovës është para një kolapsi shoqëror e shëndetësor që erdhi si pasojë e hapjes totale të institucioneve dhe bizneseve, e që sipas saj është në shpërputhje të plotë me planin e hapjes graduale në përputhje dhe me rekomandim të ekspertëve shëndetësorë që kishte filluar ish-Qeveria Kurti.
Pacolli në një konferencë për media tha se hapja totale pa krijimin e kushteve dhe adaptimin me normalitetin e ri, ndikoi në shtimin e shumëfishtë të të infektuarve dhe viktimave.
“Ajo që duhet të kuptoj qeveria ilegale është që pandemia do të jetoj me ne gjatë. Nuk është as zgjidhje vazhdimi i politikave para situatës pandemike, por duhet kreativitet dhe politika të reja sociale, qasje dhe sjellje e re”, ka thënë ajo.
Pacolli gjithashtu u shpreh se situata aktuale pandemike në Kosovë, kërkon politika të përgjegjshme dhe të mira, përcjell Telegrafi.
“Pandemia ka vënë në pah rëndësinë e sistemit social për nevojat e tyre sociale. Një pjesë e qytetarëve të zhytur në kredi ndjehen të pasigurte. Gratë dhe familjet pa të ardhura dhe me të ardhurat të ulëta janë prek më së shumti”, shtoi ajo.
Tutje deputetja Pacolli theksoi se një qeveri e përgjegjshme duhet të siguroj mbrojtjen shëndetësore edhe për moshën e shtyrë.
“Arsyetimi i lehtë për viktimat që kanë pësuar me COVID-19, se ishin në moshë ka vënë në pah një të vërtet të hidhur. Mbrojtja e tyre është e domosdoshme dhe urgjente”.
Ajo po ashtu foli edhe çerdhet e shkollat, ku sipas saj një qeveri e përgjegjshme duhet të mundësoj dhe ndihmoj hapjen e të gjitha çerdheve si dhe qendrat e qëndrimit ditor.
“Duhet një riorganizim i shpejt dhe adaptim i shkollave ekzistuese për të filluar punën në kushte të reja”, potencoi Pacolli.
Ajo kërkoi po ashtu prezantimin e një plani konkret nga një qeveri e përgjegjshme për kushtet dhe mbrojtjen e personelit shëndetësor.
“Një qeveri e përgjegjshme do duhej të prezantohet me një plan konkret për mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe punëtorëve në shërbim. Kushte më të mira do të thotë ofrimi i shujtave të pasura ditore nga një qeveri e përgjegjshme. Qeveri e përgjegjshme do duhej t’iu dilte në ndihmë qytetarëve edhe për sigurimin e maskave. Kjo qeveri ilegale dhe jo legjitime nuk mund të na udhëheq në një realitet të ri”, tha ndër të tjera, Fitore Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe