LAJMI I FUNDIT:

Bale nuk dukej i lumtur pas fitimit të titullit nga Real Madridi, uellsiani hezitonte t’i bashkohej festës

Bale nuk dukej i lumtur pas fitimit të titullit nga Real Madridi, uellsiani hezitonte t’i bashkohej festës

Gareth Bale festoi ditën e enjte 31 vjetorin e lindjes, duke shtuar një tjetër medalje të fituesve të La Ligas në koleksionin e tij.

Por, duhet të ketë qenë një përvojë e hidhur për yllin nga Uellsi, i cili, për ndeshjen e gjashtë me radhë, ishte një zëvendësues i papërdorur.


Është e qartë se Bale nuk gjendet në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe një largim gjatë verës është tani me siguri i pashmangshëm.

Festa e Real Madridit me trofeun e fituar
Lexo po ashtu Festa e Real Madridit me trofeun e fituar

Bale ka irrituar të gjithë të lidhur me Real Madrid në javët e fundit me sjelljen e tij gjatë qëndrimit në bankë.

Megjithatë, kulmi i pa-lumturisë së tij te Mbretërit ka ardhur gjatë festës së titullit të 34-të të Real Madridit.

Sulmuesi anësor rrinte indiferent me pjesën tjetër të futbollistëve, ndërsa festa e ekipit nuk i linte përshtypje.

Bale u filmua disa herë duke qeshur me ironi dhe duke u fotografuar i ndarë nga ekipi. /Telegrafi/