Nga 6 korriku kur qeveria e Kosovës mori vendimin në kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në katër komunat më të prekura me COVID-19, si masë parandaluese ndaj këtij virusi në rajonin e Prizrenit për mosrespektim të dispozitave shëndetësore janë iniciuar 20 raste ndaj 30 personave.
Këta persona nuk e respektuan kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Madje dy nga këta kanë qëndruar të arrestuat për 48 orë.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai tha po ashtu se në 24 orëshin e fundit një person mashkull nga Suhareka i cili ishte pozitiv me COVID-19, nuk e kishte respektuar masën e vetizolimit prandaj ndaj tij është hapur lëndë.
Osmanollaj tha se në përgjithësi në rajonin e Prizrenit është një situatë relativisht e qetë dhe stabile dhe Policia e Kosovës nuk po has në parregullsi të shumta.
“Deri më tani nga data 5 kur janë marrë masat e reja aktualisht kemi 20 raste të proceduara penalisht pranë Prokurorisë në Prizren me gjithsej 30 persona. Nga këta gjithsej 30 persona kemi pasur vetëm dy persona të arrestuat apo ndaluar me ndalim policor prej 48 orësh për faktin se përveç mos respektimit të masave të qeverisë kanë rezultuar edhe më vepër penale tjetër. Gjatë 24 orëve kemi pasur një rast në komunën e Suharekës ku një qytetar i rezultuar me pozitiv me coronavirus nuk e ka respektuar masën e izolimit andaj Policia është detyruar të njoftojë prokurorinë dhe personi është proceduar në procedura të rregullt”, tha ai.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se aktualisht në këtë rajon është i infektuar me Covid-19 një zyrtar policor dhe dy policë të tjerë me një zyrtar të stafit civil janë në vetizolim ndonëse rezultatet e tyre të testimit për COVID-19 rezultuan negativ.
“Aktualisht e kemi një zyrtar policor pozitiv me COVID-19 i cili është duke u trajtuar në shtëpi, gjendja shëndetësore e tij është stabile nuk ka nevojë për panik apo shqetësim si dhe kemi edhe dy zyrtarë të tjerë në uniforma që janë në vetizolim dhe një zyrtar të stafit civil. Kanë rezultuar negativ por janë të obliguar të qëndrojnë në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së”, theksoi Osmanollaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit tha se gjendja në trafik është e qetë dhe në këta gjashtë muajt e parë të këtij viti ka rënie të aksidenteve më trafik por edhe veprave penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos