LAJMI I FUNDIT:

Përkundër pandemisë, bizneset e kanë afatin e fundit për kryerjen e obligimeve tatimore

Përkundër pandemisë, bizneset e kanë afatin e fundit për kryerjen e obligimeve tatimore
Administrata Tatimore e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Bizneset në vend sot kanë afatin e fundit për deklarim dhe pagim të tatimeve për tremujorin e dytë të këtij viti.

Përkundër pandemisë dhe vështirësive financiare që kanë disa kompani, ato nëse nuk respektojnë këto afate ligjore do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në një intervistë për KosovaPress deklaroi se nuk kanë dhe nuk pritet të ketë vendim tjetër për shtyrje të deklarimeve për pagesat e tatimeve.


Murtezaj thotë se deri dje nuk ka pasur numër të madh të atyre bizneseve që kanë deklaruar dhe paguar, megjithatë sipas tij trendi ka qenë pothuajse i ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Tani më nuk kemi vendim tjetër për shtyrje të deklarimeve të pagesave të tatimeve dhe afatet e rregullta janë të tilla, të cilat tani më 15 korrik afat i fundit për deklarim dhe pagesë të tatimit ose paradhënie për këstet tremujore për tatim në korporata dhe tatim në të ardhura personale. Bizneset veç janë të njoftuara për këtë realitet. Besojmë dhe shpresojmë se të gjitha bizneset do t’i përgjigjen kërkesave ligjore për të deklaruar dhe paguar me qëllim të shmangies nga aplikimi i ndëshkimeve të cilat sistemi në mënyrë automatike do t’i aplikojë nëse deri më datën 15 korrik në orën 24:00 nuk deklarojnë e paguajnë tatimet ashtu siç kërkohet me ligj”, theksoi Murtezaj.

Drejtori i ATK-së pret bizneset t’i përgjigjen pozitivisht deklarimit dhe pagesave, teksa shton se kompanitë të cilat kanë vështirësi financiare mund të parashtrojnë kërkesë për marrëveshje të pagesave me këste, pasi që nuk mund të lirohen as ato biznese nga tatimi.

Pandemia COVID-19, Azemi: Deri në fund të korrikut mbi 40 mijë punëtorë do të mbesin pa punë
Lexo po ashtu Pandemia COVID-19, Azemi: Deri në fund të korrikut mbi 40 mijë punëtorë do të mbesin pa punë

“Pritjet tona janë që bizneset do t’i përgjigjen pozitivisht deklarimit të pagesave të tatimeve, duke ditur sigurisht edhe për vështirësitë financiare që i kanë dhe krijimi i situatës së tillë, ku mund të themi të një shoku ekonomik për shkak të COVID-19 dhe sigurisht që kanë vështirësi për të paguar, mirëpo edhe në këto raste ligji krijon mundësi që të gjithë ato biznese të cilat kanë vështirësi financiare të deklarojnë obligimet tatimore dhe njëkohësisht mund të parashtrojnë kërkesën për hyrje të marrëveshjes së pagesës me këste”, thotë ai.

Murtezaj ka thënë se disa biznese kanë parashtruar kërkesa për shtyrje të tatimeve, por nuk ka një ligj dhe vendim sikur për dy herët e kaluara që ishte marrë vendim nga ish-ministri i Financave për zgjatje të afatit.

“Për tutje nuk kemi pasur vendime dhe as ligj për zgjatje të afatit. Nga informatat që unë i kam nuk pritet që të ketë ndonjë ligj i cili do të mundësojë shtyrjen e afatit të pagesave dhe deklarimit të tatimeve. Kjo është deri në këto momente dhe të paktën për shtyrje sigurisht që nuk do të ketë”, thekson Murtezaj.

Ndërsa, sipas drejtorit të ATK-së qarkullimi i bizneseve gjatë pandemisë ka rënë rreth 700 milionë euro.

Ndryshe, për shkak të COVID-19 gjatë muajt mars dhe prill ka pasur dy vendime për zgjatje të afateve për deklarim dhe pagesa të të gjitha llojeve të tatimeve deri më 15 maj. Ndërsa, për pagesën e tremujorëve që nënkupton paradhënien e kësteve për tremujor për tatim në korporata dhe tatim në të ardhura personale ishte zgjatur deri më 30 qershor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori