Klubi i Prodhuesve: Ekonomia në gjendje të rëndë, nëse nuk miratohet shpejt Pakoja e Rimëkëmbjes pasojat do të jenë shumë të mëdha
Klubi i Prodhuesve ka shfaqur brengën për gjendjen e rëndë në të cilën është ekonomia në vendin tonë, për shkak se sipas tyre në të gjitha proceset ekonomike, Kosova është vonuar.
Kryetari i KPK-së, Astrit Panxha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se më nuk mund as të flasin për Pakon Emergjente, por vetëm për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, që siç shprehet ai, nëse nuk del së shpejti, ekonomia edhe ashtu e dëmtuar e Kosovës, do të ketë pasoja edhe më të mëdha.
“Pako Emergjente është vonuar shumë, edhe atë për shkak të inateve politike dhe koston e këtyre inateve janë duke e paguar sektori privat edhe shumë kompani prodhuese nuk i kanë marrë mjetet, disa me arsyetime shumë jo-valide dhe disa për shkak të vonesave të mos alokimit të mjeteve, por në përgjithësi ekonomia është shumë të rëndë, edhe nëse nuk dilet shpejt me Pakon e Rimëkëmbjes, sepse nuk po flasim më për pako emergjente, por me Pakon e rimëkëmbjes, atëherë pasojat do të jenë shumë më të mëdha”, tha Panxha.
Pasojat e vonesave të mëdha në të gjitha proceset ekonomike në Kosovë, sipas tij do të vërehen në tetor të këtij viti.
Panxha tha se do të duheshin dy muaj që të jetë funksionale Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, edhe nëse ajo do të fillonte të zbatohej javën e ardhshme.
“Ne jemi në të gjitha proceset ekonomike shumë vonë, si me Pakon Emergjente, si me fillimin e Pakos së Rimëkëmbjes. Pasojat do të vërehen në tetor të vitit 2020, kur do të shohim se edhe diaspora nuk ka ardhur në numër të mjaftueshëm, edhe konsumi ka shënuar rënie drastike, por të njëjtën kohë edhe mjetet e rimëkëmbjes ekonomike që ishte dashur të alokohen nga Qeveria nuk janë alokuar ende. Pakoja e Rimëkëmbjes edhe nëse fillon javën e ardhshme të aplikohet, do të marrë së paku dy muaj derisa të jetë funksionale komplet, kështu që jemi tepër vonë”, u shpreh ai për Telegrafin.
Të dhënat e anketës së bërë në Bankën Botërore do të dalin së shpejti, ndërsa sipas të dhënave preliminare, Panxha tha se nuk mund të flas tani, por se sipas tij indikatorët janë se ndikimi i gjithë kësaj është negativ.
“E kemi bërë një anketë në Bankën Botërore dhe i kemi marrë rezultatet preliminare, por s’mund të flas në këtë fazë të diskutoj për rezultatin, por shpejt me një pasqyrë se çka saktësisht po ndodh. Do të thotë, ka rritje të papunësisë, ka rënie të të hyrave, ka rënie të qarkullimit për kompanitë prodhuese, ka rënie të prodhimit, kështu që të gjitha indikatorët tregojnë që kemi ndikim negativ. Deri më tani nuk kemi informacione për shuarje të aktivitetit të bizneseve, por nëse vazhdon me këtë trent, deri në fund të vitit do të shohim se kompanitë do të shuajnë aktivitetin e tyre”, përfundoi Panxha.
Qeveria e Kosovës në Programin Qeverisës 2020-2023 ka paraparë të mobilizohen mbi 1 miliard euro për dy vite, duke themeluar Fondin për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19. Kurse me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transferëve ishte miratuar Pakoja Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.65 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe