LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen mbi 20 kilogramë marihuanë në Prishtinë, arrestohen pesë persona

Konfiskohen mbi 20 kilogramë marihuanë në Prishtinë, arrestohen pesë persona

Me datë 14.07.2020 Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e pesë personave të dyshuar, që ndërlidhen me rastin e veprave penale “Blerja , posedimi ,shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike (Neni 267) dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve (Neni -366)”.

“Policia e Kosovës pas pranimit të informatave në lidhje me rastet e lartëcekura, ka zhvilluar një hetim intensiv dy mujor, me ç’rast me datë 14.07.2020 në Prishtinë ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit njësia e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN) – Prishtinë, ka ndaluar tri vetura të dyshuara në të cilat janë hasur personat e dyshuar si në vijim:
B. D. M/Kosovar
A. D. M/Kosovar
A. Sh. M/Kosovar
A. B. M/Kosovar
R. I. M/Kosovar


Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit “Marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 13kg e 800gram, së bashku me mbështjellës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike.

“Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:

• 5 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6kg e 206gram.
• 3 peshore elektronike
• Qese për paketim të substancës narkotike
• Folje alumini
• Një palë doreza
• Një armë zjarri
• Një karikator
• Tre fishekë
• 11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit Marihuanë me peshë 25.1gram
• 7540 (shtatëmijë e pesëqind e dyzet) euro.

Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrinë në 20kg e 31.1gram, ndërsa përveç gjësendeve të cekura më lartë, po ashtu është bërë edhe konfiskimi i pesë telefonave celularë dhe tri veturave të përfshira në rast si prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet më tej në njoftim.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të tyre dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në qendër të mbajtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori