LAJMI I FUNDIT:

Katër muaj nga rastet e para të COVID-19, Kosova me vetëm 1.61 për qind të testimit të popullsisë

Katër muaj nga rastet e para të COVID-19, Kosova me vetëm 1.61 për qind të testimit të popullsisë

Më 13 mars 2020, u konfirmuan rastet e para me COVID-19 në Republikën e Kosovës, ndërkaq, që prej atëherë numri i të testuarve është 28,640 persona apo vetëm 1.61 për qind të popullsisë së përgjithshme prej 1.78 milion banorë.

Nga ky testim janë diagnostifikuar 5,118 raste të infektimit, prej tyre 2,370 janë shëruar.

51.58 për qind e rasteve të konfirmuara janë aktive, kurse Shkalla e Vdekshmërisë së Rasteve (CFR) është 2.11 për qind apo 108 vdekje.


Më shumë teste, brenda kësaj periudhe, janë bërë më 12 korrik apo 493 copë ku dhe është paraqitur numri më i madh i të infektuarve prej 216. Numri më i madh i të shëruarave është më 3 korrik, 117 të shëruar, kurse i të vdekurve më 5 korrik, 9 të vdekur.

Sa i përket rajoneve, Prishtina prinë me numrin e të infektuarve, e ndjekur nga Mitrovica, në vend të tretë është Prizreni, pasuar nga Gjilani, Peja dhe Gjakova.

Në 100 mijë banorë, nga vendet e rajonit, Kosova renditet e dyta më 272 raste të konfirmuara të të infektuarve me COVID-19, pas Maqedonisë së Veriut që ka 389 raste. Serbia renditet e treta më 210 raste, e ndjekur nga Bosnja e Hercegovina më 209 raste, Mali i Zi më 194 raste, Shqipëria më 120 raste dhe Kroacia më 90 raste.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, prevalanca më e madhe e të infektuarve vjen nga rastet që janë me kontakt dhe tashmë Kosova e ka të shëruar pacientin zero. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Politikë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kalo në kategori