LAJMI I FUNDIT:

Conte paralajmëron Eriksenin për Serien A: Sa më shumë që keni emër, aq më të mëdha janë pritjet

Conte paralajmëron Eriksenin për Serien A: Sa më shumë që keni emër, aq më të mëdha janë pritjet

Antonio Conte e ka paralajmëruar Christian Eriksenin se duhet të adaptohet më shpejtë në lojën e Interit dhe të lë me një anë lojën që bënte me Tottenham Hotspurin në Ligën Premier.

Mesfushori danez kaloi te Nerazzurët në afatin kalimtar të janarit dhe që kur u rikthye futbolli në Serie A, ai po tregon formë më të mirë.


Por, Conte ka kërkuar nga Eriksen që të jetë në nivel edhe më të lartë se ai që e kishte në ligën angleze.

“Ai duhet të mbajë nivele të caktuara, por ekuilibri është i nevojshëm. Ai është duke u përmirësuar dhe është i vetëdijshëm se ai u bashkua me një klub ambicioz që po e pyet shumë atë”, ka thënë trajneri italian.

“Pritjet janë të larta në Itali. Sa më shumë që keni emër, aq më shumë njerëzit presin nga ju”.

"Nuk hezitoj të largohem" - Conte pranon se mund të përshëndetet me Interin
Lexo po ashtu "Nuk hezitoj të largohem" - Conte pranon se mund të përshëndetet me Interin

“Unë kam punuar në Angli dhe situata është më e këndshme, më e qetë. Ai është i përkushtuar dhe po bën mirë, por më duhet të marr vendime për të mirën e Interit”.

“Kur zgjedh një lojtar, nuk shikoj nga qafa lart. Unë dua që ata të vazhdojnë kështu. Ky ekip ka shpirt të shkëlqyeshëm. Ndonjëherë ata duhet të besojnë më shumë në cilësinë e tyre”, ka shtuar më tej Conte.

Trajneri bëri të ditur se ai mund të largohet nga Interi nëse kryesia e klubit nuk është e kënaqur me punën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori