LAJMI I FUNDIT:

Selimi i drejtohet Zemajt: Ma thuaj një emër që është infektuar në tubimin e 12 qershorit

Selimi i drejtohet Zemajt: Ma thuaj një emër që është infektuar në tubimin e 12 qershorit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në Qeverinë Kurti ka pas ditë kur numri i të infektuarve me COVID-19 në vend ka qenë shumë i vogël dhe që ka rënë deri në zero.

Selimi i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, që t’ia thotë qoftë edhe një emër të pjesëmarrësve në tubimin e 12 qershorit që është infektuar me këtë virus.


“Ju dhe eprori juaj, Hoti, keni thënë se keni evidenca dhe emrat e aktivistëve. Ma thoni një emër që është infektuar, edhe privatisht, një person që është infektuar në atë protestë. Habitem që flasim për Qeverinë Kurti, ministrin Vitia dhe protestën e 12 qershorit. Meqë kjo protestë paska ndikuar të rritet numri e të infektuarve, a nënkupton kjo që si pasojë e kësaj edhe të gjithë këta kolegë këtu janë infektuar. Nuk po arrini ta tejkaloni veten dhe kohën për përgjegjësinë që keni. Po thoni se fajin Vitia dhe Qeveri Kurti që gjendja është pothuajse në kolaps”, deklaroi ai.

Ndryshe, ministri Zemaj ka thënë se numri i personave të infektuar me COVID-19 është rritur pas tubimit të LVV-së, i cili është mbajtur më 12 qershor.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth orës 16:00 dhe është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori