LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Thaçi e dërgoi karrigen e presidentit para prokurorisë në Hagë

Kurti: Thaçi e dërgoi karrigen e presidentit para prokurorisë në Hagë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës me një video-mesazh, ku ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka dërguar karrigen e presidentit të vendit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kurti tha se në një republikë, sovran është shteti dhe burim i sovranitetit është popullim ndërkaq theksoi se presidenti nuk është sovrani.

Ai tha se Kosova nuk ua ka pasur borxh që karrigen presidenciale ta çojë në prokurori e gjykatë.


“Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë. Në republikë, sovran është shteti e burim i sovranitetit populli; në monarki, sovran është mbreti. Presidenti nuk është sovrani. Ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta çojë në prokurori a gjykatë. Kosova nuk ua ka pasur borxh këtë”, shprehet Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori