Qasja e të dhënave të hapura si për gazetarët dhe institutet kërkimore konsiderohet si jetike për trajtimin e temave dhe analizave.
Kështu thonë hulumtues dhe gazetarë, të cilët sipas tyre do ta rriste llogaridhënien gjatë raportimit.
Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Jeton Mehmeti për Telegrafin tha se qasja në të dhëna të hapura është esenciale për analizimin e politikave të caktuara.
“Për punën e një instituti kërkimor qasje në të dhëna është esenciale për të analizuar një politikë të caktuar. Ndonëse ligji e garanton një të drejtë të tillë, ende ka vështirësi në mbledhjen e të dhënave që në radhë të parë do duhej të ishin publikuar vet nga institucionet publike. Sidomos kur është fjala për të dhënat që kanë të bëjnë me shpenzimet e buxhetit të shtetit, ka raste kur institucionet publike ose vonojnë përgjigjen ose nuk përgjigjen fare”, tha Mehmeti.
Ai shton se ka hezitime nga institucionet publike që t’i ofrojnë këto të dhëna.
“Gjatë punës tonë kemi pasur raste kur ndonjë zyrtar i lartë publik ka zgjedhur një mënyrë të veçantë mes refuzimit dhe lejimit, duke na ftuar vetëm të shohim të dhënat (sikurse marrëveshje e kontrata për projekte publike) por duke mos lejuar të kemi qasje në ato të dhëna, edhe pse ligji na garanton një gjë të tillë. Ngjashëm disa institucione publike hezitojnë të ofrojnë fare të dhënat rreth shpenzimeve buxhetore të zyrtarëve publik, sidomos në shpenzimet për dreka zyrtare, karburante dhe telefon”, shton ai.
Mehmeti tregon se, publikimi i dokumenteve ndikon në përfshirjen e palëve, sikurse organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe institucioneve tjera, në monitorimin dhe analizimin e tyre.
“Institucionet publike jo vetëm se do duhej të ofronin qasje në të dhëna publike konform ligjit, por do duhej të ishin edhe më të hapura duke publikuar vet sa më shumë të dhëna në kohë reale dhe në format të lexueshëm. Kjo vlen edhe për komunat. Transparenca buxhetore e komunave e rrit llogaridhënien rreth shpenzimit të parasë publike. Publikimi i dokumenteve të rëndësishme buxhetore në formate që lejojnë përdorim të lehtë të të dhënave ndikon në përfshirjen e palëve, sikurse organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe institucioneve tjera, në monitorimin dhe analizimin e dokumenteve buxhetore”, tregon Mehmeti.
Ai kërkon nga institucionet që të janë më të hapura karshi qytetarëve.
“Në një hulumtim tonin del se në vitin 2018, komunat kanë publikuar një numër më të madh të dokumenteve buxhetore dhe kanë organizuar më shumë dëgjime buxhetore sesa në dy vitet paraprake, mirëpo jo të gjitha komunat i kanë publikuar dokumentet bazike që burojnë nga legjislacioni lidhur me transparencën në komuna. Disa komuna ende hezitojnë të publikojnë të dhëna në formatin ‘excel’ nga frika se dikush mund t’i ndryshojë dhe keqpërdor ato të dhëna. Një praktikë e tillë duhet të ndryshojë, duke bërë që institucionet publike të jenë më të hapura karshi qytetarëve”, sugjeron Mehmeti.
Për sa i përket punës së gazetarëve që publikimi i të dhënave në format të hapur, ata thonë se kjo do t’ua lehtësonte punën në trajtimin dhe analizimin e temave të caktuara, në interes të informimit të drejtë.
Gazetarja e ekonomisë në Epoka e Re, Albulena Mavraj thotë se një format i tillë do të ishte mjaft produktive
“Një format i tillë, do të ma lehtësonte punën, duke filluar në aspektin kohor, pasi sikur të jenë të dhënat e hapura, ku unë s’kam nevojë të pres përgjigje nga zyrat për informim, e që ndonjëherë edhe dinë të vonohen. Pastaj, kjo do të ishte produktive edhe në aspektin analitik. Më një fjalë do të kontribuonte në artikujt e mi, e që më pas do të kishte dhe analiza më të thella apo detajuara”, tha Mavraj për Telegrafin.
Kujtojmë se Kosova Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i cili garanton të drejtën e secilit person, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje në dokumente publike, të prodhuara, pranuara, mbajtura apo kontrolluara nga institucionet publike, si dhe të drejtën për ripërdorimin e dokumenteve të sektorit publik.
Në kudër të fushëveprimit, Ligji zbatohet për të gjitha dokumentet publike që prodhohen, pranohen, mbahen, apo kontrollohen nga institucionet publike, përveç në rastet kur kufizohet ndryshe me legjislacionin në fuqi.
Pra, ky Ligj nuk cenon të drejtën për qasje në dokumente publike që mbahen nga institucionet publike, e të cilat mund të rrjedhin nga instrumentet ligjore ndërkombëtare apo aktet e institucioneve të cilat i zbatojnë ato. /Telegrafi/
Ky artikull është shkruar nga Telegrafi.com në kuadër të projektit Open Goverment Data Ecosystem, financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe zbatohet nga Open Data Kosovo. Ky artikull nuk reflekton pikëpamjet dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite