Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paraqitur disa nga angazhimet e tij që ka pasur gjatë një muaji sa është në krye të MSh-së.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj theksoi disa nga masat që kanë marrë gjatë këtij muaji, disa nga donacionet që kanë pranuar dhe sfidat me të cilat po përballet kjo ministri.
Postimi i plotë:
Një muaj ministër i shëndetësisë, sqarim i shkurtër rreth angazhimit tim.
Në vazhdim në pika të shkurtra po jap sqarime rreth disa angazhimeve të mia si ministër, detyrë që e kam marrë para një muaji.
Menaxhimi i pandemisë Covid-19 mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë sonë.
Masat e ndërmarra.
Hapja graduale e lëvizjes së lirë dhe ekonomisë kishte nisur më 4 maj (faza I), më 18 maj (faza II), më 1 qershor (faza III).
Më 31 maj ishte marrë vendim të hapen 6 pikat kufitare: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë.
Hoqëm masën e vetizolimit për personat me rezultat negativ të testit COVID-19.
Lejuam rifillimin e bizneseve dhe hapjen e ekonomisë.
Në tërë Kosovën hoqëm kufizimet të qarkullimit.
Ata që hyjnë nga jashtë në Kosovë kontrollohen nga ekipet mjekësore të QKMF-ve në pikat kufitare.
Hartimi dhe miratimi i manualit.
Më 15 qershor nënshkrova “Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.
Shpallem konkurs për të rekrutuar 200 specialistëve shëndetësorë (100 mjekëve -në mesin e të cilave edhe mikrobiologë, 62 infermierë, 20 inspektorë sanitarë, 4 specialistëve të mikrobiologjisë, 8 laborantëve dhe 6 të tjerëve-staf teknik mbështetës).
Themeluam Bordin e ri për Shkollim Specialistik dhe do të rregullohet çështja e specializimeve, që të ndalet ikja e trurit nga Kosova.
Vendimet e qershorit.
Më 16 qershor morëm vendimin që institucionet publike dhe private ta organizojnë punën me stafin e tyre (në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre/online).
Të shtohet kontrolli që të respektohet bartja e maskave mbrojtëse.
Më 28 qershor hapem aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.
Rimobilizimi i kapaciteteve spitalore
Në bashkëpunim me SHSKUK-në rikthyem në mobilizim të plotë kapacitetet e Klinikës së Pulmologjisë, të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe të Mjekësisë Sportive si asistencë për Klinikën Infektive për të përballuar me fluksin më të lartë të pacientëve.
Klinika Infektive ka aktualisht 125 shtretër dhe 6 respiratorë.
Aktivizuam edhe klinikat e tjera e reparte infektive të spitaleve rajonale si në Gjilan, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj.
Aktualisht mund të kemi rreth 500 shtretër në funksion. Këto kapacitete do të shtohen sipas nevojës.
Furnizimet-pajisjet mbrojtëse profesionale dhe respiratorët-donatorët
Kemi furnizim stabil, falë blerjeve nga Ministria, por edhe kontributit të donatorëve ndërkombëtarë.
Zyra e BE-së ka ndarë kontingjentin e katërt të mjeteve mbrojtëse profesionale dhe pajisjeve mjekësore nga asistenca prej 5 milionë eurove.
Edhe 10 autoambulanca, 100 shtretër spitalorë dhe pajisje të tjera mjekësore si dhe 50 respiratorë (20+30) të siguruar nga fondet e Qeverisë së Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut.
Ambasada Amerikane ka ndihmuar me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA.
Donatorë e biznesmenë të suksesshëm shqiptarë në diasporë nga kompanitë Ecolog, Euro-Koha dhe AËR Abbruchm e kanë ndihmuar IKSHPK-në me 12 mijë kite për teste për Covid-19.
“Qatar Qarity” ka ndihmuar me 6500 teste dhe 6 respiratorë.
UNDP ka sjellë edhe 6000 komplete teste në IKSHPK.
Së shpejti vjen kontingjenti 24 tonë pajisje mbrojtëse profesionale nga shteti i Jordanisë dhe sigurimit edhe të 25 respiratorësh.
Pranuam 6000 teste RT-PCR nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Në shtator vjen kontingjenti i radhës së ndihmave me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 tonë.
Donacione i janë dhuruar drejtpërdrejt edhe SHSKUK-së dhe institucioneve të tjera shëndetësore të niveleve të ndryshme të kujdesit shëndetësor (Spitaleve dhe QKMF-ve).
Monitorimi dhe testimet.
MSh dhe IKSHPK vazhdojnë të forcojnë përgjigjen ndaj pandemisë përmes:
Gjurmimit aktiv të rasteve;
Testimeve;
Izolimit të rasteve pozitive dhe të kontaktit dhe
Trajtimit të prekurve (qoftë në mënyrë spitalore apo tretmanit shtëpiak).
Grupi punues ka finalizuar Planin e Veprimit për procedurat e testimit për Covid-19.
Ky plan ka tre objektiva specifike-shtrirjen dhe decentralizimin e testimeve virologjike me:
- RT-PCR;
- testimet serologjike (përfshirë edhe testimet rapide);
- informimin e komunitetit mjekësor dhe popullatës për këto testime.
Në kuadër të Grantit të Projektit të Shëndetësisë Kosovare (përmes Bankës Botërore) është planifikuar blerja e testeve serologjike sipas kërkesës së IKSHPK-së, krahas materialeve dhe pajisjeve të tjera (nga ky grant që ka vlerën rreth 2 milionë dollarë amerikanë, derisa shuma tjetër përmbi këtë vlerë, duhet të ndahet nga Qeveria.
Financimi i aktiviteteve/kontratat.
MSh ka shpenzuar nga programi farmaceutik për masat mbrojtëse për Covid-19 4.465.531 euro.
Nga Ministria e Financave dhe Transfereve (nga masa 1.6) mjete të ekzekutuara nga Qeveria janë 102.000 euro nga të cilat kanë përfituar 340 persona, (nga 300 euro për dy muaj) punonjës të programeve shëndetësore.
Nga rishikimi i buxhetit do të fuqizohet financimi i aktiviteteve anti Covid në Kosovë.
Koordinimi, këshilldhënia-bashkëpunimi.
I kemi dhënë rol më aktiv Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e pandemisë Covid-19.
Kontradiktat e ndryshme ligjore dhe shumë nevoja të tjera i kemi adresuar në Planin e Punës së MSh.
Ligji.
Nga dita e parë e mandatit kam kërkuar nga Odat e profesionistëve shëndetësor dhe mekanizmat e ndryshëm profesional (Fakulteti i Mjekësisë, shoqatat profesionale…) që t’i shërbejnë Ministrisë si trupa profesionale për këshillë-dhënie.
Dialogu me bizneset.
Kam zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të bizneseve për të biseduar rreth vendimeve për disa veprimtari të cilat janë në ri-vlerësim si: ahengjet, banjat, panairet, pishinat, klubet e natës, etj.
Më vjen keq që disa veprimtari nuk janë hapur, por kjo është pamundësuar si pasojë e përkeqësimit të situatës nga mosrespektimi i masave të Qeverisë dhe rekomandimeve të IKSHPK-së.
Masat e reja ( 5 korrik 2020).
Më 3 dhe 4 korrik kemi pasur numër më të lartë të vdekjeve. Më 5 korrik kemi propozuar masa të reja, kufizimin e lëvizjes në 8 komuna (përfshirë 4 komunat në veriun e Kosovës), kufizime në sektorin e gastronomisë, kufizimeve në transportin publik, rritjen e fuqisë reaguese në Covid-19 përmes ngritjes së kapaciteteve testuese, fuqizimin e inspektorateve, e deri te ndërtimi i një Strategjinë adekuate mediale për informim të qytetarëve.
Kemi ndërtuar një plan konkret të informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve.
Po mbështetemi nga partnerët si OBSH, UNDP, UNICEF, AQH, dhe partner të tjerë.
Kam kërkuar nga Ambasadori ynë në Shkup Gjergj Dedaj që t’u drejtohet autoriteteve në Shkup, që të mos krijohen barriera për lëvizjen e lirë të qytetarëve midis dy shteteve.
Sfidat.
Numri në rritje i rasteve të infektuar me sars Covid-19.
Procesi sfidues i gjurmimit aktiv të rasteve të reja.
Ngarkesa e personelit shëndetësor dhe infrastruktura spitalore.
Infeksionet brenda spitalore dhe brenda koorporateve e agjensioneve të ndryshme.
Rreziku nga shtrirja komunitare të Covid-19.
Sfidë ishte edhe rasti i vdekjes së disa pacientëve nga Covid-19 në QKUK, më 4 dhe 5 korrik. Kam kërkuar nga Prokuroria që hetimet të kryhen sa më parë dhe të zbardhen rrethanat.
Menaxhimi i pandemisë Covid-19 është obligim i yni madhor dhe një proces i bashkëveprimit aktiv me qytetarët, pa të cilët nuk mund të ja dalim.
Mbani distancën!
Vendosni maskat!
Mbajeni higjienen personale e kolektive!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë