LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve takim me ministren Bajrami – diskutojnë për planet e Qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike

Klubi i Prodhuesve takim me ministren Bajrami – diskutojnë për planet e Qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike

Bordi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës u takua sot me ministren e Financave, Hykmete Bajrami ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në ekonominë e vendit si dhe për vështirësitë e sektorit të prodhimit në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, por gjithashtu edhe për planet e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike.

Në takim, palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre sa i përket situatës ekonomike dhe u zotuan që të vazhdojnë dialogun për tema që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të sektorit të prodhimit dhe rritjes ekonomike të vendit.


“Gjatë takimit u diskutua rreth kërkesave të cilat u paraqiten nga prodhuesit por edhe rreth planit të mbështetjes së prodhuesve nga pasojat e pandemisë. Si kërkesë kryesore e prodhuesve ishte që procesi i rimëkëmbjes ekonomike të fokusohet përmes përkrahjes së prodhimit. Largimi i pagesës së TVSH-së për lëndën e parë që prodhohet në Kosovë, rregullimi i sistemit të pagesave ku do të tejkalohen vonesat e shumta, si dhe mbështetja e fushatës Made in Kosova, e cila ka për qëllim kryesor fuqizimin e prodhimeve vendore”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje në njoftim thuhet se “Bordi i Klubit të Prodhuesve falënderuan Ministren Bajrami për takimin, dhe shprehen gatishmërinë e tyre që bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe institucionet financiare të thellohet edhe më tej”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori