LAJMI I FUNDIT:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut
Votim me maske. Foto: AIM

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) hap pas hapi ka përgatitur protokollin se si duhet të silleni në vendvotim, që të shmangeni çdo kontakti në vendvotim që mund të jetë kontakt që ju të infektoheni me COVID-19. Telegrafi Maqedoni jua përcjell rekomandimet për ditën e zgjedhjeve të cilat me kujdes ju prezantohen nga KSHZ Maqedoni.

Ndiqni rekomandimet e mëposhtme për votim dhe mbrojtje kundër virusit COVID-19:
– Ejani në vendvotim me maskë!
– Maska duhet të mbulojë nofullën, gojën dhe hundën!
– Shmangni shtrëngimin e duarve dhe kontaktet e tjera fizike!
– Kur të jeni në vendvotim, mbani distancën sipas rekomandimeve të sigurisë!
– Në vendvotim mund të ketë po aq votues sa edhe paravanë të votimit!
– Dezinfektoni duart para dhe pasi të keni votuar duke përdorur një mjet për dezinfektim!
– Në vendvotim, anëtarët e këshillit zgjedhor do të mbajnë pajisje mbrojtëse dhe do të
respektojnë rregullat për ruajtjen e distancës, në përputhje me rekomandimet e sigurisë!
– Dhomat do të ajrosen!
– Kur të vërtetohet identiteti i votuesit, ky i fundit do të duhet të heqë maskën shkurt dhe
pastaj ta kthejë në vend në mënyrë po aq të sigurt sa edhe e ka hequr!
– Pasi të keni ushtruar të drejtën e votës, mos qëndroni në vendvotim!
Gjatë votimit, ndiqni rekomandimet dhe mbroni veten dhe të tjerët!

Foto: Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë (KSHZ)

Hapi nr.1 – PËRDORIMI I DREJTË I MASKËS
– Nëse maska është për një përdorim, mos e përdorni dy herë
– Para se të përdorni maskën, duart tuaja duhet të jenë të pastra
– Maska duhet të mbulojë hundën, gojën dhe nofullën
– Nëse maska ka ndonjë pjesë metalike, ajo duhet të jetë sipër hundës
– Shmangni prekjen e maskës
– Hiqni si duhet maskën, pastaj lani duart


Foto: Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë (KSHZ)

Hapi nr.2 – DEZINFEKTO DUART DHE VOTO NË MËNYRË TË SIGURT!
– Para se të përdorni mjetin për dezinfektim, duart tuaja duhet të jenë të thata
– Nëse i keni duart e lagura, efekti i mjetit për dezinfektim zvogëlohet
– Pasi të keni aplikuar mjetin për dezinfektim, prisni që të thahet

Foto: Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë (KSHZ)

Hapi nr.3
– Distanca sociale dhe fizike do të thotë mbajtje e distancës midis jush dhe përreth jush.
– Mbani distancën në përputhje me rekomandimet e sigurisë.

Foto: Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë (KSHZ)

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori