LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Për formimin e Qeverisë do të zhvillohen konsultime me partitë e pas kësaj do të jepet mandati

Pendarovski: Për formimin e Qeverisë do të zhvillohen konsultime me partitë e pas kësaj do të jepet mandati

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski për TV 21 tha se njëherë do të zhvillohen konsultime me partitë politike e pas kësaj do të jepet mandati për formimin e Qeverisë së re.

“Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë konsultime me partitë politike para se të japë mandatin. Konsultimet do të mbahen pas konstituimit të Kuvendit”, thonë nga kabineti i Pendarovskit.


Sipas Kushtetutës afati i fundit për formimin e Kuvendit është 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Presidenti i shteti Pendarovski është i obliguar që në afat prej 10 ditësh që nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për formim të Qeverisë të ia japë përfaqësuesit të partisë që ka siguruar shumicë parlamentare në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dhënies së mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe propozon përbërjen e re qeveritare.

“Në përputhje me dispozitat kushtetuese, mandatin për formimin e Qeverisë do të ia jap partisë që ka siguruar shumicë parlamentare në Kuvend”, deklarohen nga kabineti i presidentit.

Sipas rezultateve të deritanishme koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM ka marrë 46 deputet, koalicioni OBRM-PDUKM 44 deputetë, BDI 15, koalicioni AAA-ASH 12, E Majta 2 dhe PDSH – 1./TV21/

Në trend

Më shumë
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Komunat
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Kronikë e Zezë
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Siguri
Kalo në kategori