LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu reagon ndaj Qeverisë Hoti për mos miratimin e nismës ligjore të Kuvendit për pandeminë

Sejdiu reagon ndaj Qeverisë Hoti për mos miratimin e nismës ligjore të Kuvendit për pandeminë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka reaguar pasi që Qeveria nuk miratoi Projektligjin e iniciuar nga Kuvendi i Kosovës për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk është duke e kuptuar këtë veprim të qeverisë.


Ai thotë se kur Qeveria Kurti mori masa për kufizim të lëvizjes u tha se janë masa antikushtetuese sepse kanë marrë veprime pa bazë ligjore.

“Menjëherë (muaj më parë), deputetë të Kuvendit propozojnë projektligj pikërisht për këtë punë (dmth me ia mundësuar Qeverisë me vepru në mënyrë kushtetuese për të parandaluar virusin, sipas urdhrit të Gjykatës Kushtetues). Në ndërkohë, përkeqësohet tepër shumë gjendja me shpërndarjen e virusit. Qeveria e re prapë merr masa kufizuese, të ngjashme me Qeverinë e kaluar, dhe sot, Qeveria nuk e mbështetë këtë projektligj sepse “nuk paska nevojë për atë.””, ka shkruar Sejdiu.

Postimi i plotë i tij:

Ec e bjeri në fije!
Nuk dua të përfshihem në këtë ambient toksik të politikës në vend, por këtë punë nuk po e kuptoj.
Qeveria merr masa anti-Covid19, e Gj.K. i shpallë antikushtetuese. Arsyetimi i Gj.K. ishte se duhet ligj i veçantë për këto masa.
Në ndërkohë, fëlqitë iu dhëmbin duke e akuzuar atë Qeveri si shkelëse të Kushtetutës sepse kanë marrë veprime pa bazë ligjore.
Menjëherë (muaj më parë), deputetë të Kuvendit propozojnë projektligj pikërisht për këtë punë (dmth me ia mundësu Qeverisë me vepru në mënyrë kushtetuese për të parandaluar virusin, sipas urdhërit të Gj.K.).
Në ndërkohë, përkeqësohet tepër shumë gjendja me shpërndarjen e virusit.
Qeveria e re prap merr masa kufizuese, të ngjajshme me Qeverinë e kaluar.
Dhe sot, Qeveria nuk e mbështetë këtë projektligj sepse “nuk paska nevojë për atë.”
Ma shpjegoni dikush (pa nervozë), se “luva babikë”, që thotë Fidani!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori