LAJMI I FUNDIT:

Ballkani fiton thellë ndaj Llapit dhe vazhdon garën për titull

Ballkani fiton thellë ndaj Llapit dhe vazhdon garën për titull

Ballkani ka mposhtur Llapin me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Klubi nga Suhareka ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e quar në tre numrin e fitoreve radhazi dhe duke ruajtur hapin për kreun e tabelës.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, por me dominim nga vendasit, që shënuan katër gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave lojë me anë të Jetmir Topallit, i cili shënoi për 1-0, ndërsa pas vetëm pesë minutave Llapi barazoi 1-1 me anë të Mergim Pefqelit.

Megjithatë, barazimi zgjati vetëm pak pasi Ballkani u ktheu në lojë me Blendi Baftiun, i cili shënoi në minutën e 16-të për 21 dhe në minutën e 18-të për 3-1.

Pa përfunduar pjesa e parë, vendasit gjeten edhe një gol në minutën e 38-të me anë të Ermal Krasniqit dhe shkuan në pushim me epërsi 4-1.

Në pjesën e dytë, Ballkani menaxhoi mirë lojë dhe arriti të shënojë edhe një gol për të siguruar një fitore të lartë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 88-të dhe ishte Artur Magani që shënoi për rezultatin përfundimtar 5-1.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 59 pikë apo dy më pak se lideri Drita, ndërsa Llapi renditet i gjashti me 39 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori