LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Qeveria Hoti po hesht përball Listës Serbe, kjo paraqet rrezik nëse vazhdohen bisedimet me Beogradin

Nagavci: Qeveria Hoti po hesht përball Listës Serbe, kjo paraqet rrezik nëse vazhdohen bisedimet me Beogradin
Foto: Arkiv

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se Beogradi po përcjell mesazhe politike, duke iu referuar komunikatës së djeshme nga Lista Serbe, që sipas Nagavcit nuk është e rastësishme dhe se secili deputet i kësaj liste ka fuqi shantazhuese.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarata e bërë dje është dëshmi për rrezikun që e pret Kosovën, nëse vazhdohet procesi i bisedimeve me Beogradin.

“Komunikata e djeshme e Listës Serbe, partnerit të këtij koalicioni qeverisës jolegjitim, nuk mund të jetë as e rastësishme e as e paqëllimshme. Të vetëdijshëm për fuqinë shantazhuese që e ka secili nga dhjetë deputetët serb, duke ditur ambiciet e këtij koalicioni qeverisës për pushtet me çdo kusht, Beogradi përveç tjerash po përcjell edhe mesazhe politike. Deklarata që “Serbët në “Kosovë dhe Metohi do të mbështesin presidentin Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë”, është më e pakta, dëshmi për rrezikun që na pret nëse Kryeministri i koalicionit qeverisës të kësaj partie, pra zt.Hoti dhe Qeveria e tij, do të vazhdojnë procesin e bisedimeve me Beogradin”, shkruan Nagavci.


Nagavci tha se “Nga Qeveria Kurti, e pashantazhueshme dhe e pavarur nga Lista Serbe, tek Qeveria jolegjitime Hoti, e varur nga votat e secilit deputet të Listës serbe dhe e shantazhuar në secilin hap e veprim. Andaj dhe kjo Qeveri jolegjitime hesht pas deklaratave antikushtetuese të partenrit të tyre qeverisës, Listës Serbe”.

Ajo shprehet se Qeveria e tanishme, po do ta bëhen pjesë e procesit të dialogut me Serbinë, pa ditur agjendën, pa ditur përbërjen e grupit dialogues, pa ditur platformën, por duke e ditur se zëvendëskryeministri dhe një pjesë e Qeverisë Hoti kanë synim të përkrahin Serbinë në luftën diplomatike kundër Kosovës.

“Po duan të bëhen pjesë e procesit të dialogut me Serbinë, pa ditur agjendën, pa ditur përbërjen e grupit dialogues, pa ditur platformën, por duke e ditur se Zv.Kryeministri dhe një pjesë e Qeverisë Hoti kanë synim të përkrahin Serbinë në luftën diplomatike kundër Kosovës. Edhe pse kjo s’duket diçka e re e as shqetësuese për këtë Qeveri që tashmë heqi reciprocitetin e iu gjunjëzua Serbisë. Por derisa ju zt.Hoti dhe qeveria jolegjitime edhe mund të toleroni këto qëndrime, ne të tjerët nuk mundemi e nuk do t’i tolerojmë”, shkruan Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori