LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Largimin e masave e bëri Qeveria Kurti në fund të mandatit

Reshitaj: Largimin e masave e bëri Qeveria Kurti në fund të mandatit

Deputetja e AAK-së që është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj thotë se kjo parti ka qenë konstruktive në kohë të pandemisë.

Reshitaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është shqetësuese që ditëve të fundit rreth 50% e të testuarve po dalin pozitiv me COVID-19.

“Pas lirimit të masave në fund të qeverisë së kaluar, qytetarët filluan të mos i respektojnë rekomandimet e OBSH-së”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Deputetja e AAK-së thotë se qeveria e re ka filluar gradualisht t’i shtojë masat sipas nevojës ndërsa qeveria paraprake i largoi masat.

Reshitaj thotë se grupi parlamentar i AAK-së ka një numër të madh të mjekëve dhe sipas saj ata kanë qenë shumë të vëmendshëm qysh në fillim të shfaqjes së pandemisë.

“Ne kemi qenë shumë konstruktivë dhe nuk kemi dashur të politizojmë situatën epidemiologjike në vend”.

Deputetja e AAK-së i është përgjigjur edhe zyrtarit të LVV-së, Besnik Bislimi se askush nga VV nuk u prek nga coronavirusi pavarësisht se ishin në protestë.

“Nuk është e vërtetë ajo që thotë zoti Bislimi. Në Vushtrri komplet familja e anëtarit të Vetëvendosjes janë infektuar me coronavirus”, tha ndër të tjerë Albena Reshitaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori