Andrey Kovatchev, politikani bullgar, anëtar i Parlamentit Evropian, ka bërë të ditur se ai, bashkë me 41 anëtarë të tjerë të Parlamentit Evropian, i kanë bërë thirrje presidentit francez dhe kryeministrit të Holandës, për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Siç ka bërë të ditur Kovatchev, përcjell Telegrafi, në kërkesën dërguar presidentit Emmanuel Macron dhe Mark Rutte thuhet se kanë kaluar dy vjet kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret teknike.
Në këtë drejtim, është kërkuar që heqja e vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet deri në fund të vitit 2020.
“Së bashku me 41 eurodeputetët, unë bashkë-nënshkrova dy letra – presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, me kërkesën për heqjen e vizave për qytetarët deri në fund të vitit 2020. Kanë kaluar dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret teknike. Vetëm kështu BE-ja mund të jetë një ndërmjetës i drejtë!”, ka shkruar Kovatchev në Twitter.
Ai ka publikuar edhe letrat e dërguara dy udhëheqësve evropianë, letra ku figurojnë edhe emrat e 42 eurodeputetëve.
Letra është bërë publike pikërisht në ditën kur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar në Paris me presidentin Emmanuel Macron, dhe kur pritet rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel. /Telegrafi/
Together w/ 41 MEPs, I co-signed 2 letters to ?? President @EmmanuelMacron and ??PM @MinPres w/ request to lift visas for the citizens of #Kosovo in the @EUCouncil by the end of 2020. It’s been 2 years since Kosovo fulfilled all tech benchmarks, only so EU can be a fair mediator! pic.twitter.com/UfEmehbEde
— Andrey Kovatchev (@andreykovatchev) July 7, 2020
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar