Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19, i dorëzoi të shtunën më 4 korrik ngarkesën e dytë me 20 ventilatorë mobil Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në njoftimin për media thuhet se këta ventilatorë janë blerë me fonde të qeverive të Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut. Ventilatorët do të ngrisin kapacitetin e kujdesit intensiv të sektorit shëndetësor të Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se për shkak të situatës aktuale kritike, ventilatorët u dërguan menjëherë në QKUK sapo arritën në Kosovë.
“Që nga mesi i muajit mars, UNDP në Kosovë e ka vendosur luftën kundër pandemisë COVID-19 në ballë të të gjitha përpjekjeve tona – duke iu përgjigjur nevojave më urgjente dhe duke mbështetur rimëkëmbjen më afatgjate. Falënderojmë Qeveritë e Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut për kontributet e tyre bujare që na kanë lejuar të blejmë këto pajisje që ndihmojnë në shpëtimin e jetëve. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë gjithë ekspertizën dhe kapacitetet tona për të vazhduar të punojmë ngushtë me partnerët tanë për të mbështetur popullin dhe institucionet në Kosovë në kohë krize dhe përtej”, tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.
Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillimin e OKB-së deklaroi se “Që nga dita e parë e pandemisë, ekipi i OKB-së në Kosovë ka punuar së bashku me institucionet dhe njerëzit për të lehtësuar efektet e COVID-19. Ne u jemi mirënjohës donatorëve dhe partnerëve kryesorë të OKB-së për kontributin e dhënë enkas, që na ka mundësuar të sjellim pajisje dhe artikuj shëndetësor për shpëtimin e jetëve në Kosovë. Ndërsa mbështetja jonë forcon sistemet, qasja jonë i vë gjithmonë njerëzit në qendër me respektimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Kosova do ta tejkalojë këtë krizë, por kërkohet një qasje e integruar ndaj veprimeve dhe masave emergjente dhe afatgjate që mundëson bashkërenditjen e institucioneve, bizneseve dhe popullatës”.
Ndërsa, Jens Erik Grøndahl, ambasador i Norvegjisë tha se shteti i tij është krenar të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Kosovës kundër pandemisë COVID-19 me sigurimin e ventilatorëve që nevojiten urgjentisht për spitalet në një partneritet të paprecedent me Dukatën e Madhe të Luksemburgut, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.
“Përderisa këto ndërhyrje janë reagim ndaj nevojave emergjente të shkaktuara nga COVID-19, vlen të përmendet se ventilatorët do të shërbejnë për trajtimin e pacientëve edhe me sëmundje të tjera përveç COVID-19. Numri i rasteve pozitive të COVID-19 është në rritje, të gjithë janë në rrezik të infektimit nëse janë të ekspozuar ndaj virusit, kështu që le të ndjekim me kujdes udhëzimet e lëshuara nga institucionet publike”, u shpreh ai.
Ndërsa, Jean-Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës tha “Jemi të lumtur që u bë dorëzimi i ngarkesës së dytë të këtyre pajisjeve të rëndësishme për të luftuar COVID-19. Kjo do të rrisë kapacitetin e sistemit të brishtë shëndetësor për t’u përballur me numrin e shtuar të të hospitalizuarve. Për të luftuar rishfaqjet e fundit të infeksioneve, ne inkurajojmë fuqimisht qeverinë e Kosovës që të zbatojë me urgjencë masa parandaluese, siç janë përdorimi i maskave të fytyrës, larja e duarve dhe distanca sociale, të cilat kanë rezultuar të suksesshme në të gjithë botën”.
Natacha Gomes, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në deklaratën e saj theksoi “Luksemburgu vazhdon të mbështesë Kosovën në këtë kohë të vështirë dhe këta ventilatorë arrijnë në një moment kyç kur shohim një rishfaqje të lartë të infeksioneve së bashku me rritjen e nivelit të sëmundjes, duke i dhënë një tendosje sistemit të brishtë shëndetësor. Të gjithë kanë një rol të rëndësishëm në përpjekjen për të frenuar këtë valë të dytë të COVID-19. Ndërsa ne ofrojmë mbështetje, duhet të jemi në gjendje edhe të llogarisim se secili individ do të ndjekë masat e përcaktuara parandaluese”.
Kontributi i përgjithshëm nga qeveritë e Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut për blerjen e ventilatorëve mobil Vg70 është 1,17 milion dollar, në partneritet me UNDP-në. Nga kjo mbështetje UNDP ka blerë 40 ventilatorë.
Ngarkesa e parë prej 20 ventilatorësh u dorëzua më 12 qershor dhe 20 ventilatorët tjerë u dorëzuan të shtunën, më 4 korrik.
Se sa i rëndësishëm është ky donacion shpjegon fakti që ventilatorët nuk përdoren vetëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19 por edhe për trajtim të rasteve të tjera kritike. Ventilatori është një aparat që ndihmon frymëmarrjen gjatë operacionit, rikuperimit nga operacioni dhe kur frymëmarrja vetanake është e pamundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje