Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu ka kërkuar miratimin urgjent të ligjit anti-COVID-19 dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, në kohën kur vendi po përballet me numër të shtuar të vdekjeve dhe rasteve të reja me coronavirus.
Haxhiu kërkon që të tejkalohen dallimet politike dhe të punohet në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
“Ata që po e luftojnë të vërtetë me pandeminë janë personeli shëndetësor, prandaj duhet t’ju ndihmojmë me miratimin e Ligjit. Për llogaridhënie e përgjegjësi politike e penale do të ketë kohë. Kemi votuar Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë, kështu që të gjithave do t’ju vijë koha. Sot duhet të bëhemi bashkë për të shpëtuar jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Haxhiu.
Ai thekson se Qeveria Hoti nuk ka arritur që nga fillimi i punës ta menaxhojë si duhet pandeminë.
“Deklarimet se nuk do të ketë rikthim të masave por testime masive, testimet masive nuk u bënë dhe rastet u shtuan dhe kjo situatë po rëndohet, prandaj sa më parë duhet miratimi i Ligjit Anti- Covid-19. Masat e prezantuar sot janë siperfaqësore, sepse koha është për veprim konkret në mbrojtje të shëndetit dhe jetës se qytetarëve”, thotë Haxhiu.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht që ta miratojë Ligjin Anti-Covid-19, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pasi gjendja është e jashtëzakonshme.
Masat që prezantoi sot Kryeministri Hoti, janë siperfaqësore, veprimet e Qeverisë se Kosovës duhet të jenë në përputhje me situatën.
Rastet e vdekjeve nga COVID-19 po rriten çdo ditë, numri i të infektuarve gjithashtu. Masat mbrojtëse nuk po respektohen, prandaj duhet të vendosen masa me rigoroze që të shpëtohen jetët e qytetarëve.
Gabimet që kanë ndodh deri me tani le t’i marrim si mësim për ta tejkaluar situatën.
Edhe pse LDK dhe LVV janë bashkfajtore për menaxhim të dobët të situatës me pandeminë, unë kërkoj t’i tejkalojmë dallimet politike dhe të punojmë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Pse them janë fajtore, sepse: Qeveria Kurti, ka filluar me lehtësimin e masave kundër coronavirusit në Kosovë në fazën e parë më 4 maj, fazën e dytë më 18 maj dhe fazën e tretë më 1 qershor, pa e miratuar Ligjin Anti-COVID-19, pa e analizuar mirë situatën e rënduar, ndërsa edhe shtetet me të fuqishme tek në mes të qershorit filluan aplikimin e fazës së parë, ndërsa tek ne pikërisht LVV në atë periudhë organizonte protesta me motive politike. Bile në ato tubime politike mbajti fjalim edhe ish- ministri Vitia i cili u zhvesh nga petku i mantelbardhit sapo la pozitën. Nga ai tubim filloi gjithçka për mbrapsht sa i përketë rreshqitjes nga duart e situatës me pandeminë.
Në anën tjetër Qeveria Hoti nuk ka arritur që nga fillimi i punës ta menaxhojë si duhet pandeminë. Deklarimet se nuk do të ketë rikthim të masave por testime masive, testimet masive nuk u bënë dhe rastet u shtuan dhe kjo situatë po rëndohet, prandaj sa më parë duhet miratimi i Ligjit Anti- Covid-19. Masat e prezantuar sot janë siperfaqësore, sepse koha është për veprim konkret në mbrojtje të shëndetit dhe jetës se qytetarëve.
Ata që po e luftojnë të vërtetë me pandeminë janë personeli shendetësor, prandaj duhet t’ju ndihmojmë me miratimin e Ligjit.
Për llogaridhëni e përgjegjësi politike e penale do të ketë kohë. Kemi votuar Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë, kështu që të gjithave do t’ju vie koha.
Sot duhet të bëhemi bashkë për të shpëtuar jetën e qytetarëve tanë.
Për të gjitha familjet që humben më të dashurit e tyre nga kjo pandemi ju shprehi ngushëllime
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe