Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë përuruar zyrat shtesë të BQK-së.
Mehmeti tha se përurimi i këtyre zyrave po bëhet në 30 vjetorin e deklaratës së 2 Korrikut që ishte edhe pikënisje për përpjekjet për pavarësinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
“Sektori financiar vazhdimisht është në rritje, prandaj kjo detyrimisht na imponon nevojën që t’i rritim kapacitetet e Bankës Qendrore. Nga sot këto zyra janë funksionale dhe mundësojnë që stafi i BQK-së të ketë kushte më të mira të punës dhe krejt kjo falë mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe përkrahjes së kryetarit të Komunës së Prishtinës. Gjithashtu, shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe Kuvendin Komunal që ka përkrahur iniciativën e Kryetarit”, deklaroi Mehmeti.
Nga ana tjetër, Ahmeti shprehu kënaqësinë për këtë projekt ku përmes investimeve i është rritur vlera objektit.
“Banka Qendrore e Kosovës është një prej institucioneve më të rëndësishme për neve dhe ka qenë diskutim gati tre vjeçar me kërkesën që së pari të ndërtohet një kat në Bankën Qendrore, për çka edhe kemi formuar një komision me Fakultetin e Arkitekturës dhe me ekspert që kanë rekomanduar që të mos bëhet edhe një kat për shkak se do t’ia ndryshonte pamjen njërit prej objekteve që është më së shumti i paraqitur nëpër fotografitë e Prishtinës. Atëherë ne kemi shkuar me zgjidhjen tjetër që është pronë e Komunës së Prishtinës, ku ka qenë e vendosur për vite të tëra Drejtoria e Infrastrukturës dhe kemi vendosur që objekti që ka qenë me shumë probleme t’ia ofrojmë Bankës Qendrore të cilët edhe ia kanë rritur vlerën objektit të Komunës së Prishtinës sepse kjo ndërtesë nuk mbetet më vetëm një kthinë e errët me plotë probleme, po mbetet reprezentative sikur që është edhe BQK-ja”, deklaroi Ahmeti.
Numri i stafit që do të vendoset në këto zyra do të jetë 60, ndërsa vlera e investimeve të bëra arrin në shumën e mbi 500 mijë eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar