Ngjarjet e muajve të fundit kanë nxitur shumë reflektim, tek shumëkush prej nesh! Pandemia ka detyruar industrinë e modës të mbështetet tek sistemet rezervë dhe rishikimi i standardeve deri diku të vjetruara, që as që mendohej se ndonjëherë do të hynin në punë
Coronavirusi, tensionet raciale e plot ndodhi të tjera së fundmi, kanë bërë që industria e modës të përballet me të vërteta të pakëndshme, të errëta, e jo vetëm. Blerësit kanë pasur arsye të rishqyrtojnë zakonet e tyre të shpenzimeve dhe nëse duhet vërtetë ta blejmë diçka që na pëlqen apo jo!
Gabriela Hearst, ikona e modës, stilistja e famshme që shpesh ka qenë argument mes kritikëve dhe konsumatorëve thotë se sot më shumë se kurrë moda duhet të nxisë ndryshime pozitive dhe të braktisë sistemet ekzistuese që nuk shërbejnë më.
“Në një periudhë afatshkurtër, pandemia ka bërë që ne të drejtohemi shpejt në mënyra të reja të afrimit dhe komunikimit me klientët, sepse nuk mund ta bësh më këtë gjë personalisht, si dikur”, thotë ajo.
“Unë mendoj se jemi duke u interesuar më shumë për produktet që janë më të mira për shumicën e njerëzve. Në botën e sotme, nëse jeni një individ ose një kompani që mund të ndihmoni, ju duhet ta bëni këtë sepse kjo është një detyrë. Ndërgjegjësimi na bën më të qëndrueshëm dh sidomos ndikimi social e bën më të zhvilluar një shoqëri”, vijon Hearst.
Industria e modës, thotë ajo, është në një pozicion unik dhe të fuqishëm për sa i përket ndikimit: mund të tërheq konsumatorët në praktika më të qëndrueshme dhe blerje me mend vetëm duke krijuar aksesorë interesant dhe duke përdorur proceset dhe materialet e duhura.
“Moda është një automjet i jashtëzakonshëm për ndryshime pozitive sepse ne jemi shumë të mirë në tregimin e historive dhe krijimin e bukurisë dhe imazheve që tërheqin njerëzit”, thotë ajo.
Hearst nuk është dikush që flet pa e kaluar vetë një eksperiencë të ngjashme. Qëndrueshmëria është në thelb të markës së saj, dhe ajo është një model integrues për krijimin e rrobave dhe aksesorëve të saj elegant dhe pa kohë, shkruan Class.
Në shtator të vitit të kaluar, ajo organizoi shfaqjen e parë të modës neutrale të karbonit gjatë Javës së Modës në Nju Jork, duke minimizuar gjurmën e karbonit përmes punës me EcoAct dhe duke bërë një donacion të konsiderueshëm për projektin Hifadhi-Livelihoods në Kenia. Rreth 25 përqind e koleksioneve të saj prodhohen nga stoqet dhe ajo punon kryesisht me 600 gra në të gjithë Uruguajin, të cilat i bëjnë me dorë krijimet e saj.
Në nëntor të 2019-ës, ajo punoi me “Save The Children” dhe dhuroi 100 përqind të të ardhurave neto të markës së saj në përpjekjet për bamirësi në Jemenin e shkatërruar nga lufta.
Stilistja e njohur, është jo vetëm një emër i lakmuar në botën e modës, por edhe një nga njerëzit me influencë të madhe në çështjet e bamirësisë, angazhimit në fushata humanitare, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Si të bëhen më të lehta dhimbjet e lindjes?
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
Ja si mund të lidhni këpucët për vetëm dy sekonda (Video
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles