LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 51 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Shkon në 51 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Ka shkuar në 51 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë ditës QKUK-ja nuk ka raportuar për ndonjë të vdekur, mirëpo në raportin e IKSHPK-së bëhet e ditur se janë 51 viktima, ndërsa të hënën ishin raportuar 49 të vdekur nga ky virus.

Të hënën, IKSHPK në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 49 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit, ndërsa menjëherë pas këtij njoftimi, Komuna e Malishevës kishte njoftuar për një vdekje tjetër. Sipas njoftimit, vetëm pas vdekjes së S.T. familja e tij ishte njoftuar se ai kishte COVID-19.

“Sot më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250”, njofton IKSHPK.


Edhe 79 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 71 të shëruar
Lexo po ashtu Edhe 79 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 71 të shëruar

Ndryshe, numri i personave të infektuar me  coronavirus në Kosovë,  ka arritur në  2 mijë e 878 numri i personave të prekur ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 79 raste të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori