LAJMI I FUNDIT:

Veseli publikon fotografi me Ramën, takimin e quan vëllazëror

Veseli publikon fotografi me Ramën, takimin e quan vëllazëror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përfunduar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Veseli pas takimit ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Rama, ku sipër saj ka shkruar se takimi ishte vëllazëror, transmeton Telegrafi.


Vizita e kryeministrit Rama në Prishtinë vjen pas propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.

Më herët gjatë ditës, Rama ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se qëndron në Kosovë për të biseduar rreth aktakuzës për krime lufte që ka paraqitur Zyra e Prokurorit Special kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerëve.

“Në Prishtinë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, ka thënë Rama në Twitter.

Rama gjatë ditës së sotme ka takuar edhe kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, atë të Nismës Fatmir Limaj, si dhe ka vizituar Lëvizjen Vetëvendosje, ku është pritur nga nënkryetari Glauk Konjufca.

Ai do të vazhdojë takimet e tij me krerë të partive politike gjatë ditës së nesërme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori