LAJMI I FUNDIT:

Liverpool – Machester United, kush ka trofe më shumë: Lista e trofeve të fituar në të gjitha kohërat nga dy gjigantët anglezë

Liverpool – Machester United, kush ka trofe më shumë: Lista e trofeve të fituar në të gjitha kohërat nga dy gjigantët anglezë

Për herë të parë që nga viti 1990, Liverpool mund të festojë një titull të Ligës Premier dhe këtë falë dominimit total të kampionatit këtë edicion. 

Jurgen Klopp me ekipin e tij e ka dominuar kampionati duke e fituar titullin e 19-të kampion në histori të klubit, por është i pari në 30 vite dhe i arritur me shumë mund, pasi coronavirusi ndërpreu për dy muaj kampionatin.

Sipas njohëse të futbollit Liverpooli ka një moment të artë që të fillojë dominimin në Ligën Premier, gjë që e kishte bërë Sir Alex Ferguson me Manchester United.


Por si qëndron situata me trofe mes dy rivalëve më të mëdhenj në futbollit anglez?

E pra, gjithçka varet se cilat gara dëshiron t’i fusësh në listë, pasi problemin dhe diferencën e bën Community Shield, shkruan Mirror.

Pasi nëse e largon këtë garë, Liverpooli me 19 tituj të Ligës Premier, kalon në numër total prej 48 trofesh.

Kjo e vë para Manchester United, që ka 45 trofe të mëdhenj dhe rekordin për fitimin e kampionatit, 20 herë.

Por nëse në listë futet edhe Community Shield – kjo e dërgon United në vendin  e parë me gjithsej 66 trofe.

Liverpooli që e ka fituar 15 herë Community Shield, do të kishte 63 trofe.

Ajo që bie në sy është dominimi i Liverpoolit në Evropë, pasi ka gjashtë Liga të Kampionëve, tri Liga të Evropës, katër Superkupa të Evropës dhe një Kupë të Botës për klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori