LAJMI I FUNDIT:

Atalanta zbeh gjasat e Lazios për titull, fiton spektaklin e pesë golave

Atalanta zbeh gjasat e Lazios për titull, fiton spektaklin e pesë golave
Atalanta (Foto: Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images)

Atalanta ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Lazios, duke ia zbehur kësaj të fundit gjasat për titull.

Lazio që ishte pas Juventusit vetëm një pikë para kësaj xhiroje, tani ka mbetur katër sosh, ku ndjekja do të jetë edhe më e vështirë.

Ndeshja nisi shumë mirë për lacianët që arritën të shënojnë që në aksionin e parë serioz. De Roon ishte ai që shënoi autogol në minutën e pestë të takimit (0-1).


Pamje nga ndeshja (Foto: Claudio Villa/Getty Images)

Në minutën e 11-të Lazio ngriti epërsinë, kur Milikovic Savic shënoi gol nga distanca (0-2).

Atalanta arriti të kthehet në lojë në minutën e 38-të kur Robin Gosens shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë bergamasit e rritën presion në lojë dhe sulmet e tyre ishin vështirë për tu ndalur nga mbrojtja e Lazios.

Pamje nga ndeshja (Foto: Marco Rosi – SS Lazio/Getty Images)

Ruslan Malinovsky barazoi shifrat (2-2) me një goditje të fortë nga distanca, duke e lënë të shtangur Thomas Strakoshën.

Kur ndeshja pritej të shkonte drejt fundit Jose Palomino shënoi pas një gabimi në mbrojtje të Lazios për 3-2.]

Deri në fund nuk kishte më gola edhe pse tentuan të dy skuadrat.

Lazio ka mbetur me 62 pikë mbetet e dyta (katër pikë pas liderit Juventus), ndërsa Atalanta përforcon pozitën e katërt me 54 pikë. /Telegrafi/