LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

Haradinaj: Besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Gjithashtu, Haradinaj në reagimin e tij në Facebook, shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër.

“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë”, shkruan Haradinaj.


Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Lexo po ashtu Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë pritet të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në njoftimin për media thuhet se Thaçi dhe Veseli dyshohen për 100 vrasje. /Telegrafi/