LAJMI I FUNDIT:

Të uriturit mësojnë më mirë

Të uriturit mësojnë më mirë

Hormoni grelin i cili tajit në lukth kur jemi të uritur, drejtpërdrejt stimulon funksionet e trurit dhe të kujtesës

Ky hormon stimulon funksionet e trurit të cilat ndihmojnë në mësim dhe kujtesë, kanë treguar studiuesit e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Yale.

Grelina është zbuluar para dymbëdhjetë vjetësh në Japoni, ndërsa paraprakisht ishte konsideruar se është hormon i ngjashëm me atë të rritjes, ndërsa vonë është vërejtur ndikimi i tij në apetit, transmeton Telegrafi.


Hormoni grelin se Ghrelin është i lidhur me hormonin e rritjes dhe të apetitit, ndërkaq shkencëtarët kanë treguar që ka forcë të shpejtë dhe ndikim në energji më të madhe të trurit, që është përgjegjës për mësim dhe kujtesë.

Ghrelin ndjek “fokusin e kënaqësisë” të cerebrumit dhe në thelb, “detyron” personin të ha ushqimet që e joshin.

Forca e këtij hormoni dobësohet në momentin e ngopjes, gjë që, sipas studiuesve, shpjegon efekt më të madh intelektual të njerëzve me lukth “të thatë”

Ky hormon mund të arrijë nivele shumë të larta kur jeni pa gjumë ose kur nuk flini mirë gjatë natës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori