LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati konfirmon ndarjen nga Young Zerka

Ronela Hajati konfirmon ndarjen nga Young Zerka

Këngëtarja Ronela Hajati tash e disa muaj është komentuar për ndarjen e saj nga Young Zerka.

Megjithatë, një konfirmim nga çifti nuk ishte bërë përkundër se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Së fundmi ka qenë vet Ronela ajo e cila në një mënyrë e ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj.


Ronela Hajati (Foto: YouTube)

Ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, teksa ka ndarë me publikun detaje të shumta nga karriera profesionale e po ashtu edhe nga jeta e saj private.

Me balluke e me stil të veçantë, Ronela Hajati sjell pamje nga klipi i ri
Lexo po ashtu Me balluke e me stil të veçantë, Ronela Hajati sjell pamje nga klipi i ri

Artistja e njohur tha se momentalisht është vetëm, beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka.

“Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen”, ka thënë ajo.

https://www.instagram.com/p/CBxv_DDFxj_/

Në anën tjetër, Ronela ka nisur xhirimet e klipit të ri dhe kënga e saj pritet të prezantohet së shpejti para fansave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori