Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar 23 qershorin – Ditën Olimpike, me ç‘rast ka zbuluar rrathët Olimpikë. Në këtë ceremoni të pranishëm përpos drejtuesve të KOK-ut, ishin edhe ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe drejtori për sport në këtë ministri, Ibër Alaj.
I pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, gjatë kësaj ceremonie u shpreh se kjo ditë e gjen Kosovën në një moment mjaft të mirë duke marrë parasysh numrin e normave Olimpike të fituara nga sportistët kosovarë.
“Dita Olimpike lidhet me themelimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, më 23 qershor në vitin 1894, është themeluar Komiteti Olimpik për ringjalljen e Lojërave Olimpike moderne dhe nga atëherë çdo katër vite mbahen Lojërat Olimpike, përjashtimisht gjatë dy luftërave botërore dhe këto të fundit që janë shtyrë, po pavarësisht nga kjo, kjo ditë e gjen Kosovën në një moment shumë të mirë, ku kemi 5 norma Olimpike nga xhudo, kemi normën olimpike edhe nga mundja, por normalisht që presim edhe nga ndonjë sportistë tjetër të ketë normë Olimpike dhe të përfaqësohemi sa më mirë në Lojërat Olimpike 2020 të cilat do të mbahen në vitin 2021”, tha Hasani, citon KosovaPress.
Ndërsa ministrja, Vlora Dumoshi u shpreh se këto Rrathët Olimpikë kanë pasuruar edhe më shumë Prishtinën, pasi sipas saj kanë një vlerë të madhe për sportistët dhe të rinjtë kosovar.
“Ky është një moment i jashtëzakonshëm. Sot me datën 23 ne po shënojmë ditën botërore të Olimpiadës. Kjo do të thotë shumë se si ne si shtet, si komuniteti Olimpik në krye me Hasanin i rrinë gati këtyre ngjarjeve të cilat japin përtej mesazhe, për zhvillimin e sportit, për zhvillimin e sportit në përgjithësi. Tashmë ne jemi pjesë e Olimpiadës, ku kemi sportistë të shkëlqyer dhe ata do të jenë figura kryesore që do ti frymëzojnë të rinjtë tjerë. Kjo skulptura sot, megjithëse i ka ngjyrat më të bukura, Prishtina është fisnikërua me një monument siç janë rrathët e Olimpiadës të cilët kanë mesazh për zhvillimin e sportit për paqe në vende të ndryshme të botës”, tha Dumoshi.
Kujtojmë që shkak të problemeve me pandeminë globale Covid 19, Dita Olimpike po shënohet ndryshe nga vitet e kaluara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe