LAJMI I FUNDIT:

Para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë, takohen Thaçi e Hoti

Para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë, takohen Thaçi e Hoti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme do të pres në takim kryeministrin, Avdullah Hoti.

Takimi mes Hotit dhe Thaçit do të zhvillohet në ora 11:30, kështu ka bërë të ditur zyra presidentit,  duke mos dhënë detaje tjera rreth takimit, transmeton Telegrafi.


Takimi mes kryeministrit dhe Thaçit do të ndodhë katër ditë para rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, para disa ditësh i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka njoftuar se se pala kosovare dhe ajo serbe do të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë në Washington më 27 qershor 2020. /Telegrafi/