LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli merr fitore mjaftë të rëndësishme në shtëpi ndaj Llapit

Feronikeli merr fitore mjaftë të rëndësishme në shtëpi ndaj Llapit
Foto: KF Feronikeli / Facebook

Feronikeli ka mposhtur Llapin 2-1 në kuadër të përballjes që u zhvillua në javën e 25-të në Superligën e Kosovës.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Mevlan Zeka realizoi nga një penallti e fituar prej Besmir Bojku që u ndalë në mënyrë të palejueshme nga Benjamin Emini.


LIVEFERONIKELI 1-0 LLAPIZEKA ⚽️

Publiée par KF Feronikeli sur Dimanche 21 juin 2020

Por, epërsia e vendasve nuk zgjati shumë dhe llapjanët i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Ersil Ymerit (18’), që u gjet mjaftë mirë në zonë.

Në pjesën e dytë Feronikeli ishte shumë me fat, shkaku që Llapi mbeti me një lojtar më pak në fushë.

1-1 pas pjesës së parë në "Rexhep Rexhepi"Golashenues për Llapin: Ersil Ymeri në minutën e 19-të#PërparaLlapi ⚪️🔵

Publiée par K.F. Llapi sur Dimanche 21 juin 2020

Ishte minuta e 80-të kur Behar Maliqi pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar kështu nga loja.

Këtë epërsi të numrit të lojtarëve e shfrytëzuan mjaftë mirë vendasit, pasi realizuan sërish me anë të Mevlan Zekës (81’).

Nikli arriti të mbajë këtë epërsi deri në fund të takimit, për t’i marrë kështu tri pikë mjaftë të rëndësishme.

Pas javës së 25-të, Feronikeli gjendet në pozitën e pestë me 43 pikë, ndërsa Llapi në të gjashtin me 37 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori