LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet në fushë pas një viti i lënduar, Asensio shënon gol të mrekullueshëm me prekjen e parë të topit

Rikthehet në fushë pas një viti i lënduar, Asensio shënon gol të mrekullueshëm me prekjen e parë të topit

Marco Asensio është rikthyer në fushë në mënyrën më të mirë pas lëndimit të gjatë që e mbajti jashtë fushave.

Ylli spanjoll ndeshjen e fundit e kishte luajtur më 24 korrik të vitit të kaluar ndaj Arsenalit në miqësore.

Që nga ajo kohë spanjolli ka qenë jashtë fushave teksa loja e parë prej korrikut të vitit 2019 erdhi sonte.

24-vjeçari u inkuadrua në lojë në vend të Valverdes dhe me të prekur për herë të parë topin shënoi një gol të mrekullueshëm.

Goli i Asensios e ngriti epërsinë e Real Madridit në 2-0, teksa spanjolli u asistua për mrekulli nga Mendy.

Sigurisht që rikthimi i tij me gol e bënë të lumtur edhe trajnerin Zidane që ka tani një armë më shumë në repartin ofensivë. /Telegrafi/