LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Albin Kurti e bëri hero Vuçiqin në CNN për 1,000 teste

Veseli: Albin Kurti e bëri hero Vuçiqin në CNN për 1,000 teste

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka nevojë të punojë me mençuri në raport me Serbinë.

Veseli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka frikë nga Serbia sepse ajo asnjëherë nuk e ka pasur në dorë atë.

“Albin Kurti e bëri hero e humanitarë Vuçiqin në CNN e mediat tjera botërore për 1000 teste COVID-19. Por qytetarët janë duke kuptuar për këtë perfiditet”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i PDK-së thotë se Kurti testet nga Serbia nuk i solli as në bashkëpunim me ambasadën amerikane por tjetër ambasadë.

Veseli ka thënë se askush me mirë se PDK nuk i mbron territoret e Kosovës.

“Nuk e besoj se Albin Kurti dhe Avdullah Hoti e mbrojnë më mirë se ne [PDK] territorin e Kosovës”.

Ai thotë se Kosova ka nevojë për Amerikën dhe Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian na ka trajtuar në mënyrën më jo dinjitoze por ne nuk duhet të futemi në konfrontim me ta. Por duhet të punojmë me mençuri dhe të ballafaqohemi së bashku me Serbinë”.

Veseli: PDK është kundër korrigjimit të kufijve, jemi e vetmja parti që nuk luajmë me fjalë
Lexo po ashtu Veseli: PDK është kundër korrigjimit të kufijve, jemi e vetmja parti që nuk luajmë me fjalë

Veseli thotë se pavarësisht se ka pak besim te Avdullah Hoti ashtu siç kishte pak besim te Albin Kurti, do të ndihmojë në raport me Serbinë./Telegrafi/