LAJMI I FUNDIT:

FFK konfirmon datën e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë

FFK konfirmon datën e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar tashmë datën e ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut.

Dardanët do të ndeshen me fqinjët nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen e “Play-Off” në Ligën e Kombeve.


Ky takim ishte i paraparë të zhvillohej gjatë muajit mars, por pandemia e coronavirusit ka bërë që ndeshja të shtyhet ashtu sikurse plot takime dhe turne tjerë.

UEFA e ka konfirmuar orarin e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë, zhvillohet në Shkup në muajin tetor
Lexo po ashtu UEFA e ka konfirmuar orarin e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë, zhvillohet në Shkup në muajin tetor

Dje (e mërkurë) gjatë ditë, UEFA mori disa vendime, ku njëri nga to ishte pikërisht ndeshja e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.

UEFA konfirmoi se ky takim është paraparë të zhvillohet me datë 8 tetor.

Ndërsa, sot (e enjte) gjatë ditës ka ardhur edhe konfirmimi nga ana e FFK-së për këtë takim shumë të rëndësishëm të Kosovës.

FFK ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet me 8 tetor në stadiumin “Tose Proeski Arena” të Shkupit.

Në rast të kualifikimit në finale, atëherë Kosova më 12 nëntor do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori