LAJMI I FUNDIT:

Historike për Ballkanin, kalojnë në finale të Digitalb Kupës së Kosovës

Historike për Ballkanin, kalojnë në finale të Digitalb Kupës së Kosovës
Ballkani finalist i Kupës

Feronikeli dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ku fal golit mysafir suharekasit kanë kaluar në finale.

Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për Ballkanin që kishte dy raste me Blendi Baftiun dhe Mirlind Dakun, por që nuk qëlluan shënjestrën.

Feronikeli tentoi me Mendurim Hotin nga distanca, por që nuk kishte sukses.


Për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 26-të e takimit, kur pas një harkimi në zonë më së miri gjendjet  Mirlind Daku që me goditje kokë kalon në epërsinë Ballkanin.

Minuta e tjerë  të pjesës së parë kaluan me tentimin e futbollistëve të Feronikelit ta marrin lojën në kontroll, por që nuk ia arritën.

Pjesa e dytë ishte më interesante, ku zëvendësimet te Feronikeli filluan t’i japin rezultatet e para.

Zhvillohej minuta e 65-të e ndeshjes, kur Harmon gjuan nga afërsia dhe shënon për 1-1.

Ky gol hapi sërish ndeshjen, ku Feronikeli kërkonte golin e fitores dhe kualifikimit në finale, ndërsa Ballkani tentonte me kundërsulme.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani kaloi në finale të Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Përfaqësueset
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Kalo në kategori