LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Zgjasim dorën e bashkimit të votës shqiptare

Xhaferi: Zgjasim dorën e bashkimit të votës shqiptare

Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talata Xhaferi në një konferencë për shtyp u bëri thirrje partive shqiptare të mbështesin projektin Kryeministër Shqiptar.

“Ideja për një Kryeministër – shqiptar, me siguri më së shumti diskutohet edhe në selitë e konkurrentëve tanë politikë, të cilët, ashtu si edhe ne, po luftojnë për votat e shqiptarëve. Dhe, nuk po e them këtë me ironi ose nënqeshje, por sepse sot dua t’ju drejtohem edhe atyre:

Është e vërtetë se ideja për Kryeministrin e parë – shqiptar erdhi nga BDI-ja, por kjo nuk duhet të jetë një handikap për t’u bashkuar rreth kësaj ideje fisnike.


Hajde së pari ne, partitë e shqiptarëve në shtet, të bashkohemi rreth kësaj ideje, t’i japim asaj një parashenjë mbipartiake, dhe kështu të inkurajojmë shqiptarët që edhe një herë të bashkohen rreth interesave të tyre” deklaroi Xhaferi.

Ai tha se kandidati për kryeministër nuk duhet të jetë me çdo çmim nga BDI-ja.

Për të qenë preciz, ne ofrojmë një Kryeministër – një shqiptar, jo me çdo çmim një Kryeministër nga BDI-ja! – dhe kjo është një dorë e shtrirë, veçanërisht ndaj partive të shqiptarëve, që të qëndrojmë së bashku pas kësaj ideje. Këtu, sot, ne dërgojmë një ofertë publike se heqim dorë nga ekskluziviteti i kësaj ideje: Le të formojmë një platformë të përbashkët, një deklaratë të përbashkët, të premtojmë, të japim besë para qytetarëve se të gjithë ne, deputetë të zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm, obligohemi se do ia japim mbështetjen asaj shumice politike në Kuvend e cila do eë pranojë dhe zbatojë këtë ide”, deklaroi Xhaferi./Telegrafi/