LAJMI I FUNDIT:

Selimi priti në takim shefin e EULEX-it, flasin për prioritet e Ministrisë së Drejtësisë

Selimi priti në takim shefin e EULEX-it, flasin për prioritet e Ministrisë së Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Gjatë takimit, Ministri Selimi fillimisht e ka vlerësuar bashkëpunimin produktiv të deritanishëm që EULEX ka pasur me Ministrinë e Drejtësisë, bashkëpunim ky i cili e ka bërë të mundur që standardet e sistemit të ri të drejtësisë, të jenë në përputhje me standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, ministri Selimi duke folur për prioritetet e tij si ministër i Drejtësisë, theksoi se forcimi i sundimit të rendit dhe ligjit si dhe zbatimi i reformave në drejtësi, janë objektiva, përgjegjësi dhe më shumë punë për forcimin e sistemit dhe shtetit të së drejtës, pa harruar edhe sfidat që presin zgjidhje në periudhën aktuale.


Dhe padyshim, shtoi Ministri Selimi, bashkëpunimi me EULEX dhe të gjithë akterët tjerë relevant, është një hap më shumë në rrugën tonë drejt forcimit të shtetit ligjor.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm,  Wigemark konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të misionit EULEX për institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ministrinë e Drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori