Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë në një vizitë tri ditore. Ai vjen në Kosovë për të diskutuar për rifillim të shpejtë të dialogut.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Lajçak është i mirëseardhur nëse e kupton që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do ta presë në takim për t’i paraqitur qëndrimin e qeverisë rreth çështjes së dialogut.
Zyra e BE-së bën të ditur se Lajçak planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut, të lehtësuar dhe Bashkimi i Evropian.
“Në Kosovë, Ambasadori Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së. PPBE-ja planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë qëndrimit në Kosovë, PPBE-ja do të shfrytëzojë këtë mundësi për t’u njohur me situatën në terren”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Kosovë.
Për këtë është pyetur edhe presidenti Thaçi, i cili në paraqitjet e tij të mëhershme kishte vënë në dyshim rolin e përfaqësuesit të BE-së, duke thënë se Kosova duhet të njihet si shtet i pavarur, dhe se çdo qasje tjetër është e dështuar.
“Unë nuk jam i informuar për agjendën dhe përmbajtjes së vizitës së Lajçakut në Kosovë. Nuk është koha më që të hapen çështje teknike, me pretendime për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak duhet të kuptojë se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Nëse vjen me këtë objektivë dhe qasje që duhet të përmbyllet me njohje reciproke është i mirëseardhur. Çdo qasje tjetër është e dështimit të tij në Kosovë, por edhe vet të BE-së”, ka thënë Thaçi të hënën para gazetarëve.
Derisa presidenti thotë se nuk di asgjë për agjendën e përfaqësuesit të BE-së, kryeministri Avdullah Hoti thotë të ketë qenë në komunikim të vazhdueshëm dhe se do të takohen për të diskutuar rreth dialogut.
“Lajçak vjen në Prishtine për të prezantuar këtë qëndrim tonin. Unë kam qenë komunikim me të komplet gjatë gjithë javës së kaluar me të dhe ambasadorë tjerë të Qunit-it. Unë besoj që ngadalë po formësohet dhe unifikohet qëndrimi i të gjithë institucioneve të Kosovës sa i përket dialogut”, ka thënë Hoti pasi është pritur në takim nga presidenti i vendit.
E politologu Ramush Tahiri thotë se Lajçakun duhet ta takojnë të gjithë krerët e institucioneve të Kosovës, meqë i njëjtë vjen me një porosi.
“Sa herë vjen përfaqësuesi i Evropës e takojnë të gjitha institucionet, ai vjen për me matë terrenin dhe me i kriju kushtet për vazhdimin e dialogut. Dialogu në Bruksel, asnjëherë nuk ka marrë pjesë presidenti dhe asnjëherë presidenti nuk ka asnjë nënshkrim , cilido qe ka qenë president, në dokumentet e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dje Serbisë, këto i ka bërë qeveria dhe do të vazhdojë t’i bëjë qeveria. Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi që ai do të shkojë në takime me ShBA ose Grenellin e nuk do të shkojë në takime me BE-në, varët prej karakterit të bisedimeve dje varet prej ftesës që e bën nikoqiri”, thotë Tahiri për KP.
Edhe Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se Lajçak duhet të takohet nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, ndërkohë shton se i njëjti do të kërkojë përkushtim nga Kosova për një rifillim sa më të shpejtë të dialogut.
“Besoj nga ana e zotit Lajçak do të vlerësohet që Kosova me anë të shfuqizimit të masave të reciprocitetit ka treguar vullnet dhe gatishmëri që të rikthehet në tryezën e bisedimeve. Besoj që do të kërkohet përpjekje dhe përkushtim nga ana e përfaqësuesve të Kosovës në këtë proces në mënyrë që sa me shpejtë Kosova dhe Serbia të arrijnë apo të përmbyllin procesin e normalizimit të marrëdhënieve me një marrëveshje ndërkombëtare dhe ligjërisht të obligueshme”, thotë Haxholli.
Ajo shton se liderët politikë në Kosovë duhet të prezantohen me qëndrim unik në këtë çështje, në mënyrë që mos të rrezikojnë të përçojnë mesazhe të ndryshme të partnerët ndërkombëtar.
“Nuk besoj që ne si shtet i vogël e kemi atë luksin qe të përcaktojmë se cilët do të jenë ata përfaqësues të BE-së që caktojnë nga ana e Bashkimit Evropian qoftë në procesin e dialogut apo procese te tjera” shton ajo.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit për dialogun Kosovë-Serbi, dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak është në vizitë në Kosovë për herë të parë pas marrjes së pozitës së tij të re.
Muaj më parë, Lajçak ishte deklaruar kundër korrigjimit të kufijve duke thënë se një gjë e tillë nuk kontribuon në stabilitetin rajonal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite