LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e restoranteve protestojnë para qeverisë, kërkojnë që të lejohet organizimi i dasmave

Pronarët e restoranteve protestojnë para qeverisë, kërkojnë që të lejohet organizimi i dasmave

Disa pronarë të restoranteve kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të mos lejimit të organizimit të dasmave.

Përfaqësuesi i tyre, Afrim Muçiqi tha se mos fillimi punës është një dëm i madh që po ju bëhet estradës dhe gastronomisë.

“Na me përfaqësuesit e gastronomisë dhe të gjithë bizneset që janë të këtij drejtimi, kemi bërë një kërkesë që në rend të ditës të jetë edhe puna e jonë për shkak të kësaj pandemie. Do të shohim mundësitë dhe modalitetet që puna dhe biznesi i jonë sepse është një dëm i madh që ju ka bërë estradës dhe gastronomisë. Edhe ne duhet të punojmë si gjithë të tjerët dhe kërkesa jonë është e qartë, ose duhet të punojnë të gjithë apo mos të punojë asnjë. Kur ka mundësi të punojnë sektorët tjerë, atëherë edhe ne duhet të punojnë dhe sektori i jonë”, tha Muçiqi.


Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte thënë se, këtë vit nuk do të ketë dasma e ahengje familjare.

Vitia: Këtë vit nuk do të ketë dasma e ahengje familjare
Lexo po ashtu Vitia: Këtë vit nuk do të ketë dasma e ahengje familjare

“Këtë vit nuk do të ketë ahengje, dasma as ceremoni mortore e tubime. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindje, fejohem apo martohem por pa tubime. Një ceremoni mortore, rrezikon jetën e të tjerëve. Këtë virus nuk guxojmë ta neglizhojmë. Ky vit do të jetë vit i distancës, i higjienës”, kishte thënë Vitia.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që t’i vendos masat e kufizimit për disa biznese. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?

Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?

Botë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Ekonomi
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Ekonomi
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Ekonomi
Filmi plot pasion

Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC

Ekonomi
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Kalo në kategori